Flash

Video/ Goli i Retegui në debutim nuk i mjafton Italisë, Anglia fiton me 10 lojtarë: Kane e CR7 rekorde historike

Lapsi.al 23 March 2023
Video/ Goli i Retegui në debutim nuk i mjafton Italisë, Anglia fiton

Marshimi kualifikues drejt Euro 2024 nis keq për Italinë. Në stadiumin 'Maradona' në Napoli, të kaltrit mposhten 2-1 nga Anglia në ndeshjen e parë të grupit C. Regregui markon me gol debutimin e tij me fanellën e Italisë, por Southgate i gëzohet golave të Rice e Kane. Sulmuesi i Spurs bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Tre Luanët, me 54 gola, një mbi Rooney. Rekord edhe për Cristiano Ronaldo, në fitoren 4-0 të Portugalisë. Në debutimin e Roberto Martinez, CR7 shënon dygolësh dhe bëhet lojtari më me shumë prezenca në kombëtare, 197. Askush si ai, në kuotën 120 gola me luzitanët.

GRUPI C

Gara e Italisë drejt Euro 2024 nis me këmbën e gabuar. Anglia mposhti të kaltrit në Napoli me golat e Rice dhe Kane. Dy gola në pjesën e parë, në të cilën Italia e re e Roberto Mancini lejoi shumë. Një devijim nën portë nga lojtari i West Ham dhe më pas penalltia e kapitenit anglez Kane e bënë menjëherë ndeshjen të përpjetë. Në pjesën e dytë erdhi reagim i madh i Italisë. Anglezët u zhdukën nga fusha, ndërsa Retegui në asistin e Pellegrini rihapi ndeshjen. Italia vazhdoi të shtyjë, krijoi raste, por nuk barazoi dot, as kur Shaë u përjashtua në minutën e 79'. Dy kartona të verdhë në 60 sekonda për mbrojtësin e United, por Italia nuk rikuperoi. Të dielën (20.45) ndeshja në transfertën e Maltës, që gjithashtu humbi 2-1 kundër Maqedonisë së Veriut. Ballkanasit janë bashkë me Anglinë në krye të Grupit C falë golave të Elmas (66') e Churlinov (72').

Lexo më tej: Kualifikueset Euro 2024, Shqipëria zbret në fushë: skuadrat, datat, formati e gjithçka që duhet ditur

Grupi H

Tre gola për atalantinin Hojlund në 3-1 e Danimarkës ndaj Finlandës. Danezët udhëheqin grupin bashkë me Irlandën e Veriut dhe Slloveninë. Brekalo në të 47' e Vipotnik në minutën e 78' përmbysën avantazhin e Kazakistanit me Samorodov. Tre pikë për Slloveninë, në renditje pas irlandezo-veriorëve me diferencë golash. Dygolëshi i Charles (24' e 55') mbylli historinë në favor të tyre në transfertën e San Marinos.

GRUPI J

Buzëqesh Portogalia, që merr përpara 4-0 Liechtenstein me dygolëshin e Cristiano Ronaldo e golat e Cancelo e Bernardo Silva. Tre pikët e para për teknikun Martinez, që i dha mundësinë CR7 të bëhet lojtari me më shumë prezanca te Portugalia. Luzitanët i ndjek pas Bosnja, që falë dygolëshit të Krunic mposht 3-0 Islandën. Dedic në minutën e 63' mbylli ndeshjen në favor të ballkanasve. Përfundon pa gola sfida mes Sllovakisë e Luksemburgut.

Euro 2024 Qualification: Group C

Italy 1-2 England

North Macedonia 2-1 Malta

Euro 2024 Qualification: Group H

Kazakhstan 1-2 Slovenia

Denmark 3-1 Finland

San Marino 0-2 Northern Ireland

Euro 2024 Qualification: Group J

Bosnia and Herzegovina 3-0 Iceland

Portugal 4-0 Liechtenstein

Slovakia 0-0 Luxembourg

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI