Flash

Debutimi kundër ish-skuadrës, Tuchel prezantohet te Bayern: "Nder të jem këtu, mund të fitojmë gjithçka"

Lapsi.al 25 March 2023
Debutimi kundër ish-skuadrës, Tuchel prezantohet te Bayern: "Nder

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munich. Tekniku është prezantuar tashmë zytrarisht nga bavarezët, për të marrë vendin e të shkarkuarit Julian Nagelsmann. Shoqëria bavareze ka përfitur nga pauza për kombëtaret për të marrë një vendim drastik, më shumë për mosmarrëveshjet e brendshme sesa për rezultatet në fushë. Tuchel ka qenë në shoqërinë e Ceo Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic gjatë prezantimit: "Ekipi që do të kem në dispozicion - komentoi Tuchel - është një nga më të fortët dhe më të talentuarit në Evropë. Ne mund të fitojmë gjithçka".

Një ambicie që gjithmonë është e njëjta për klubin gjerman: “Të kërkohesha nga Bayern Munich ishte një nder. Pasi punova jashtë vendit për një kohë u bëra edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij klubi, të cilin e falënderoj. ADN-ja e këtij klubi është fitorja dhe ne mund të luajmë për çdo titull me skuadrën në dispozicion”.

Tuchel më pas tregoi prapaskenën që e solli në Bavari: "Dimensioni i kësaj sfide ishte faktori vendimtar që më solli këtu. Pastaj u afrova edhe më shumë me familjen. Mendova se do të vazhdoja të punoja jashtë vendit, pastaj të martën më thirrën dhe gjithçka ishte shumë e shpejtë. Nuk kishte pasur kurrë asnjë kontakt më parë".

DEBUTIMI QË NUK DO TË DONTE

Trajneri 49-vjeçar gjerman do të debutojë kundër Borussia Dortmund, një pjesë e rëndësishme e së kaluarës së tij: “Menjëherë e kuptova se ndeshja e parë do të ishte kundër kryesuesve të Borussia. Por tani është një histori e disa viteve më parë dhe rëndësia e kësaj ndeshja është shumë e qartë. Fakti që ata janë përpara nesh në renditje sigurisht që e bën atë edhe më shpërthyese. Tani është një çështje për të njohur lojtarët dhe për të shkundur të kaluarën. E ndoshta jo të gjithë do të jenë të lumtur. Kundër Dortmund duam të vendosim pikën e parë sinjifikative, unë tashmë e kam një ide dhe u besoj lojtarëve."

Kontrata e Tuchel do të jetë për dy vjet e gjysmë: "Kam qenë te Chelsea për 18 muaj edhe pse kam pasur një kontratë pesëvjeçare. Nëse gjërat shkojnë mirë ne do të përpiqemi ta zgjasim".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI