Flash

Video/ "Lewandowski i fortë, por ne kemi Cikalleshin e duam kualifikimin": Sylvinho rikuperon Abrashin e Uzunin

Lapsi.al 26 March 2023
Video/ "Lewandowski i fortë, por ne kemi Cikalleshin e duam

"E kemi vendosur ekipin. Siç e thashë jemi gati, por jemi gati të 23. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë. E Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. Kemi formacionin titullar që do të shihni nesër". Sylvinho, tekniku brazilian i kombëtares, është gati për debutimin. Entuziast dhe energjik në konferencën për shtyp, ai tregon gjendjen e skuadrës, pritshmëritë dhe objektivin, përpara përplasjes në Varshavë. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Polonisë, ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese drejt Euro 2024. "Shpirti i garës është ai që na duhet - tha Sylvinho -. Ne presim të bëjmë rrugën tonë dhe të bëjmë diçka të mirë. Kemi lojtarë shumë të fortë si Cikalleshi dhe Seferi, Asllani, Mehmeti, Bajrami, Uzuni. Janë gati ta kafshojnë barin e fushës. Uzuni është gati për nesër, ashtu si Abrashi që do të jetë në dispozicion”.

Një si Sylvinho, me një pafundësi ndeshjesh mbi shpinë në nivele të larta, e di mirë çfarë duhet të ketë kujdes: "20 minuta e parë janë të rëndësishme, por futbolli luhet 90 minuta. E rëndësishme është të hyjmë mirë në fushë, me idenë e grintën e duhur. Pastaj të rëndësishme janë të gjithë minutat, nga fillimi në fund. Kjo do të thotë një nivel përqendrimi maksimal. Ia kam kërkuar lojtarëve. Unë i kam parë të gjitha, gola të pësuar apo shënuar në fillim apo në fund. Por futbolli është kështu. Polonia është e fortë, e mësuar të shkojë në Europiane, me lojtarë të mëdhenj e trajner shumë të mirë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë" tha Sylvinho.

SHKOLLA TË NJËJTA TRAJNIMI

Të fundit seancë stërvitore, tekniku i kuqezinjve e kërkoi me dyer të mbyllura. Sylvinho kërkoi të mbetej enigmë për mënyrën si do të luajë në fushë Shqipëria e tij. Një përplasje e një shkolle të ngjashme me një brazilian e një portugez në kampin polak. Fernando Santos sigurisht që është një emër shumë më i madh i pankinës e pasi ka drejtuar Cristiano Ronaldon, tani ka në dispozicion Lewandowskin: "Santos është shumë i fortë, e di që ai na ka vëzhguar por dhe ne i kemi parë. Punojmë shumë për një ndeshje. Jam i bindur që nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe në fushë do të jenë më të mirët". "Sa i përket Lewandowskit, ai ka qenë me lojtarë të rëndësishëm në skuadër. Ata bëjnë zgjedhjet që duhet të bëjnë për kalimet nga një ekip në tjetrin. Unë preferoj të shoh lojtarët në fushë. I kam parë nga afër talentet, kam parë Messi e Ronaldinho. Është e bukur të stërvitesh me ta. Nuk ka rëndësi zgjedhja, por që të shohësh këta njerëz në fushë. Ndoshta nesër ai nuk bën mirë se ne mbrojmë mirë, por bëhet fjalë për një lojtar të madh".

Lexo më tej: Video/ Rikuperon Uzuni, Sylvinho mbyll dyert për ‘spiunët’: kuqezinjtë nesër fluturojnë në Varshavë

OBJEKTIVI

Sylvinho pastaj u ndal të objektivi. Kualifikimi në Euro 2024 është i paprekshëm pavarësisht mungesave: "Nuk është vetëm objektiv i Federatës të kualifikohemi, por edhe i yni. A është i vështirë? Sigurisht, për të gjithë rruga nuk është e thjeshtë. Djemtë e dinë, në futboll nuk ekziston gjysmë pike. Kjo do të thotë që duhet të luftojmë në fushë për çdo gjë. Edhe shpirti i një kombëtareje është kjo, përfaqësojmë njerëzit, një komb. Është përgjegjësi e bukur. Ne duhet të bëjmë rrugën tonë që nuk është e lehtë, e kuptojmë objektivin që është i yni, edhe i lojtarëve".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI