Flash

Video/ Kings League i Piqué thyen të gjitha pritshmëritë: 90 mijë tifozë në Camp Nou thërrasin "Messi"

Lapsi.al 27 March 2023
Video/ Kings League i Piqué thyen të gjitha pritshmëritë:
Mbi nëntëdhjetë mijë spektatorë në Camp Nou dhe mbi 2 milionë njerëz të lidhur përmes platformave të ndryshme sociale. Këto janë shifrat e jashtëzakonshme të regjistruara nga finalet e Kings League, një kompeticion futbolli me 7 lojtarë. Një turne me rregulla në zhvillim të vazhdueshëm të krijuar vetëm pak muaj më parë nga Gerard Piqué dhe transmetuesi i mirënjohur Ibai Llanos. Një sukses i jashtëzakonshëm që mbushi stadiumin e Barcelonës si në netët e Champions. Fitues ishte skuadra e 'El Barrio' por e gjithë dita ishte një festë e mrekullueshme Blaugrana. Joan Laporta, David Villa dhe Sergio Aguero ishin në tribunë, Neymar u lidh nga shtëpia ndërsa publiku brohoriste emrin e Leo Messi. Një spektakël i vërtetë në fushë por edhe jashtë saj, që dëshmon për një miks mjaft të suksesshëm. Një ide që së shpejti mund të zbarkojë në vende të tjera evropiane, por edhe jashtë saj. Në këtë kuptim, zërat për një Kings League në Brazil po shtohen. E pjesëmarrja e Neymar, nuk është dukur e rastësishme. Braziliani ishte protagonist i një videoje ku ai vjedh kupën dhe në shkëmbim të së cilës kërkon të jetë president i një skuadre,

TRIBUNA E YJEVE

Në mesin e spektatorëve të shquar, siç u përmend, ishte edhe presidenti i Barcelonës. Joan Laporta u prit nga publiku me korin 'Messi, Messi, Messi' nga të pranishmit që ëndërrojnë rikthimin në Blaugrana të Pleshtit). Prezentë edhe David Villa, Kun Aguero dhe Iker Casillas, ushtrues detyre të presidentëve të dy prej 12 skuadrave që morën pjesë në Kings League inauguruese. Ekipet e tyre u eliminuan para final four, por të gjithë presidentët (kryesisht transmetuesit me pak a shumë audiencë) ishin të pranishëm në shfaqjen e madhe finale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI