Flash

Dualitet në mbrojtje e idea Asani nga minuta e parë: Sylvinho përcakton formacionin kundër Polonisë

Lapsi.al 27 March 2023
Dualitet në mbrojtje e idea Asani nga minuta e parë: Sylvinho

Dalja e parë sezonale në kualifikueset e Euro 2024 për Shqipërinë e hera e parë në pankinë për teknikun Sylvinho. Braziliani duhet të bëjë llogaritë me debutimin më të fortë të mundshëm ndër kundërshtarët e grupit, Polonisë. E megjithatë, Shqipëria në 90 minutat e Varshavës do të tentojë të ndryshojë hierarkitë me një fitore jashtë fushës.

Hera e parë pas tre vjet e gjysmë edhe pa skemën 3-5-2 të preferuar nga ish-teknikut Edy Reja. Braziliani do të luajë me më shumë forca përpara, me tre lojtarë ofensivë pas shpinës së Cikalleshit. Në portë i avantazhuar është Tomas Strakosha, kjo edhe për faktin se ai luan më mirë me këmbë. Sylvinho do të ndërtojë nga poshtë dhe zgjedhja në këtë pikë është e bërë. Në mbrojtje dilema e vetme është Mihaj apo Veseli. Një mes të dyve do t'i bashkohet Marash Kumbullës, i vetmi i padiskutueshëm në qendër. Asnjë dyshim për anësorët: Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj.

Ndaj Polonisë, në qendër të mesfushës do të vendoset Ylber Ramadani. Përkrah tij një mes Kristjan Asllanit dhe Amir Abrashit. Mesfushori, si bëri të ditur edhe trajneri në konferencë për shtyp është rikuperuar nga gjendja gripale. Qazim Laci duke më i favorizuar se Nedim Bajrami në linjën në 3/4 që përfshin Uzunin e Asanin. Ish-lojtari i Partizanit është më i favorizuar se Seferi, për faktin se luan me këmbën e majtë dhe mund të futet nga qendra. Në qendër Sokol Cikalleshi është i përzgjedhuri i teknikut Sylvinho.

SYTË NGA VARSHAVA

Një fitore në Varshavë do ti jepte tjetër impakt të gjithë ambjentit kuqezi në rrugëtimin drejt një kualifikimi bis. Pikërisht, një përsëritje e asaj aventure të suksesshme të 2016 që nisi duke mundur në transfertë kundërshtarin më të fortë të grupit, Portugalinë. Do të ishte e kotë të thuhej se një përsëritje e historisë ndaj Lewandowskit e të tjerëve do ta vendoste teknikun Sylvinho në piedestal. Paralelisht duke ngarkuar me përgjegjësi e vetëbesim të gjithë aktorët e tjerë: ata të fushës e ata që e shohin nga TV të dëmtuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI