Flash

Zbulimi i Mancinit çmend italianët, i ati-menaxher i Retegui tregon: "Inter? Tani mendja e tij është te Tigre"

Lapsi.al 27 March 2023
Zbulimi i Mancinit çmend italianët, i ati-menaxher i Retegui tregon:

Dy gola në dy ndeshje nuk është diçka e pazakontë në futboll. Por dy gola në dy ndeshjet e para me kombëtaren është diçka për të cilën Mateo Retegui ndihet krenar. Zbulimi i teknikut të kombëtares italiane Roberto Mancini ka ndezur interesimin e klubeve italiane për të. Aktualisht te Tigre, i huazuar nga Boca Juniors, italo-argjentinasi nga shumë përshkruhet si pasardhësi i Batistutës.

"Interesi i Interit? Sot mendja e tij është totalisht e kthyer te Tigre dhe kombëtarja". Babai-menaxher i Mateo Retegui, Carlos, kërkon të ndalë zërat e merkatos, që mund ta shqetësojnë sulmuesin. Retegui, autor i dy golave në dy daljet e tij të para me ekipin kombëtar, është në sytë e klubeve të mëdha në Itali dhe jashtë saj. “Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të mbajë këmbët në tokë – tha Carlos ekskluzivisht për Sportitalia –. Ai nuk duhet të mendojë për asgjë tjetër veçse të mësojë dhe të përmirësohet”.

Lexo më tej: Video/ Retegui e Pessina thyejnë Maltën: Italia kthehet të fitojë, Portugalia i bën 6 Luksemburgut

Përveç Interit, në Itali edhe Milan e Lazio i kanë sytë te sulmuesi i lindur në vitin 1999. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që Mateo është pjesë e kombëtares italiane – tha sërish babai i tij –. E i jam shumë mirënjohës Roberto Mancinit, stafit të tij dhe të gjithë lojtarëve që e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI