Flash

Juventus me sytë nga profesori Fink: Chiesa fluturon në Austri për kontrollin e gjurit

Lapsi.al 27 March 2023
Juventus me sytë nga profesori Fink: Chiesa fluturon në Austri

Federico Chiesa mban në ankth Juventus. Shqetësimet e njëpasnjëshme që ngadalësojnë rikthimin e lojtarit në formë e kanë frikësuar klubin. Juventus shpreson shumë te Chiesa për pjesën vendimtare të sezonit ndaj dhe ka rënë dakord për një kontroll ekstra të tij. Kështu, Chiesa ka fluturuar për në Austri për të hequr qafe çdo dyshim mbi gjurin që vazhdon të bëjë naze. Sulmuesi anësor bardhezi, në fakt, ka vendosur të vizitohet te profesori Fink. Ai është i njëjti që operoi gjurin e majtë të lojtarit në vitin 2022. Chiesa do të bëjë me profesorin Fink një konsultë për gjurin e tij të djathtë këtë herë. Edhe pse vizitat e bëra menjëherë pasi Inter-Juventus përjashtuan ndonjë dëmtim, sulmuesi i Juventus vendosi një kontroll paraprak.

Gjendja shëndetësore e artikulacionit, në fakt e shqetëson shumë 25-vjeçarin. Pasi vuajti nga disa ngërce, Chiesa dëshiron të shohë më qartë situatën, që nuk po e lë të qetë. Ndaj numri 7 i Zonjës së Vjetër ka vendosur të fluturojë për në Austri, ku Fink do ta vizitojë për të përjashtuar ndonjë rikthim të dëmtimit.

Lexo më tej: Juventus e Allegri marrin frymë: përjashtohen dëmtimet për Chiesa e Di Maria, ndalet Alex Sandro

Përpara ndalesës në San Siro, me daljen e hershme në ndeshjen e fituar nga bardhezinjtë, Chiesa ishte frikësuar edhe në ndeshjen në Stadium në Europa League ndaj Freiburg. Dy episodet, që ndodhën brenda pak javësh, kanë shkaktuar alarmin. E kështu klubi ka sugjeruar konsultimin me austriakun për t'i dhënë siguri lojtarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI