Flash

"Ritakohemi në 10 maj": ja motivet për të cilën seanca paraprake në mes Juventus e hetimit Prisma u shty

Lapsi.al 27 March 2023
"Ritakohemi në 10 maj": ja motivet për të cilën
Sot ishte dita e madhe në të cilën hetimi i Prisma dhe Juventus përfunduan në gjykatë. E në vend të diskutohej seanca paraprake në lidhje me kontabilitetin e rremë, gjithçka u shty për në 10 maj. Në orën 9:30 të ditës së sotme filloi seanca paraprake në lidhje me hetimin e Prisma. Fokusi ishte te pasqyrat financiare të Juventus nga viti 2019 deri në vitin 2021. Pas më pak se një ore Gjykatësi u tërhoq për të vlerësuar kërkesën për nxjerrjen e dekretit të citimit të palës civile përgjegjëse deri rreth orës 11.30. Në orën 12.40 mbledhja u mbyll me shtyrjen për në datën 10 maj. Lexo më tej: Hetimi ‘Prisma’ i hap probleme të reja Juventusit: akorde sekrete me klubet e “karta Mandragora”

PËRSE U SHTY SEANCA

Gjykatësi ka vendosur shtyrjen për shkak se Gup-i ka pranuar kërkesën e citimit nga Juventus dhe ish-firma e auditimit Ernest&Young për përgjegjësi civile. Në seancën e re, të caktuar për 10 maj në të njëjtën sallë, do të verifikohet konstituimi i rregullt i palëve. Avokati i bardhezinjve Bellacosa, në fund të seancës, tha: “Le të presim datën 10 maj. Menjëherë pas citimit të palëve civile do të ngremë kundërshtimin e kompetencës territoriale”. Domethënë, klubi i Juventusit dëshiron ta zhvendosë provën nga Torino në Milano, ose përndryshe në Romë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI