Flash

"Të gjithë kemi prekur femra": frazë seksiste për të justifikuar një lojtar, tekniku i Angers duhet të dorëhiqet

Lapsi.al 7 March 2023
"Të gjithë kemi prekur femra": frazë seksiste për

“Nuk ka asgjë të keqe me këtë, ne të gjithë kemi prekur femra”. Ky koment seksist i kushtoi pankinën trajnerit të Angers, Abdel Bouhazama. Faji i tij ishte se tentoi të justifikonte kështu vendimin për të futur në fushë mbrojtësin Ilyes Chetti. Lojtari është në qendër të një procedimi për ngacmim seksual ndaj një vajze. Fraza e Bouhazama, që erdhi përpara humbjes së rëndë 5-0 në Montpellier, shkaktoi një stuhi në Francë. Menjëherë shpërthyen shumë polemika dhe protesta. Vetë klubi i Angers dënoi sjelljen e trajnerit të tij dhe pranoi dorëheqjen e tij.

Angers janë në fund të tabelës në Ligue 1. Ata kanë vetëm 10 pikë pas 26 ndeshjesh të luajtura dhe situata është e pashpresë. Zona e shpëtimit është 12 pikë larg. Krejtësisht e paarritshme për një skuadër që ka sulmin më të keq me 21 gola dhe mbrojtjen më të dobët me 58 të pësuar.

Lexo më tej: Ligue 1, rrahje e pushtim fushe çdo javë: në Paris plagoset një fëmijë i vogël

“Përballë presionit mediatik dhe për të ruajtur imazhin e klubit dhe qetësinë e dhomës së zhveshjes, Abdel Bouhazama i njoftoi presidentit Saïd Chabane se ai ka vendosur të largohet nga posti i tij si trajner”, thuhet në deklaratën e klubit. "Presidenti pranon vendimin e trajnerit. Klubi nuk pranon asnjë formë diskriminimi dhe dënon seksizmin dhe mizogjininë. Abdel Bouhazama u ka kërkuar falje kolegëve të tij, veçanërisht femrave".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI