Flash

Video/ Lazio përmbyset në Olimpico 1-2 nga AZ Alkmaar: çerekfinalet e Conference League gjithnjë e më larg

Lapsi.al 7 March 2023
Video/ Lazio përmbyset në Olimpico 1-2 nga AZ Alkmaar:

Në ndeshjen e parë të 1/8 të Conference League, Lazio humbi 2-1 në shtëpi ndaj AZ Alkmaar. Bardhekaltrit rrezikojnë fort kualifikimin, që do të vendoset pas 9 ditësh në Holandë. Skuadra e teknikut Sarri kaluan në avantazh me Pedro në minutën e 26'. Italianët dominuan fushën për gjysmë ore lojë. Më pas holandezët u zgjuan dhe barazuan me Pavlidis dhe përmbysën ndeshjen me Kerkez në minutën e 62'. Një shtyllë e goditur për secilën skuadër: Milinkoviç-Savic dhe Mijnans me devijimin e Cataldi.

Natë e hidhur në Conference League për Lazio. Edhe mbrëmjen e sotme në Olimpico, bardhekaltrit konfirmojnë defektet e këtij sezoni. E thënë ndryshe, atë të vuajtjes të impenjimit të dyfishtë mes kampionatit dhe Europës. Pas fitores së bukur në Napoli, Milinkovic-Savic dhe shokët e tij u përballën me një disfatë që rrezikon rrugën e tyre europiane.

Lexo më tej: Video/ Lazio reziston në Cluj, Sarri shkon në 1/8 e Conference League: Sheriff trondit Beogradin

Një mëkat i vërtetë, edhe sepse për gjysmë ore ishin i vetmi ekip në fushë. Skuadra e teknikut Sarri, zhbllokoi rezultatin me plot meritë, por sapo uli ritmin, holandezët u rikthyen. AZ Alkmaar u tregua e aftë në presionin e lartë, edhe pse lejuan diçka në mbrojtje. Por pak fati i keq (traversa e Milinkovic-Savic) dhe shumë pasaktësi i kushtuan shtrenjtë kryeqytetasve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI