Flash

Përdoreshin për ρrostitucion, bllokohen 2 lokale dhe një hotel në Fier

Lapsi.al 1 March 2023
Përdoreshin për ρrostitucion, bllokohen 2 lokale dhe një

Dy lokale dhe një hotel janë bllokuar pasi ishin kthyer në qendra për ushtrim prostitucioni. Prej majit të vitit 2022 deri në muajin e kaluar, Nesti Golemaj 69 vjeç, Besiko Molishtari 71 vjeçe, Naxhie Aliaj 63 vjeçe dhe Tajar Hysenaj 69 vjeç në bashkëpunim ne njëri-tjetrin kishin kthyer ambientet e tyre të biznesit në ambiente ku ushtrohej prostitucion. Policia ka arrestuar pronarët dhe ka filluar procedimin për 8 shtetas të tjerë të implikuar në ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, të mbështetur nga inteligjenca informative, siguruan prova për disa ambiente të vëna në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Në bazë të këtyre provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas që kishin në administrim lokale dhe hotele të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit.

Pas caktimit të këtyre masave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bazat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për 4 shtetas, banues në Fier, konkretisht:

-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;

-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Kastriot”;

-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori. Nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar në veriperëndim, më pak reshje Juglindja. Era do të jetë me drejtim Jug- me shpejtë...

08:02

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI