Flash

E urdhëroi ish-e dashura/ 24 vjet burg për italianin që vrαu dhe murosi shqiptarin

Lapsi.al 11 February 2023
E urdhëroi ish-e dashura/ 24 vjet burg për italianin që

Italiani Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrαsjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42-vjeç. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në janat te vitit 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrαrë.

Eshtrat e tij u gjetën 6 vjet më vonë, në vitin 2019, të murosura në një rezidencë në Senago. Përveç dënimit me 24 vite, i pandehuri do të duhet të shpërblejë dëmin ndaj familjarëve të viktimës, të cilëve gjyqtarët u kanë caktuar një shumë të përkohshme totale prej 260 mijë euro.

Salvatore Tambè 47 vjeç pretendon se është i pafajshëm, duke pretenduar se ai ishte në zyrën postare mëngjesin kur ndodhi vrasja. Vrasja e shqiptarit u urdhërua nga ish-e dashura e tij, Carmela Sciacchitano 64-vjeçare, banuese në Xhenova, e cila kreu krimin për t’u hakmarrë me pretendimin e shqiptari e kishte lënë. Ajo u dënua me 16 vite burg pas negociimit me prokurorinë për të zbardhur rrethanat e krimit.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Protesta, Rama blindon Kryeministrinë

Godina e Kryeministrisë është blinduar një ditë para protestës së Opzoitës, e cila është parashikuar të mbahet nesër, më 11 shkurt në orën 12:00. Në foto shihet...

21:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI