Flash

Liverpool, Jurgen Klopp nuk humb rastin të thumbojë rivalët: "Merkato e Chelsea? Nuk e kuptoj si është e mundur"

Lapsi.al 4 February 2023
Liverpool, Jurgen Klopp nuk humb rastin të thumbojë rivalët:

Chelsea shpenzoi vetëm në merkaton e janarit më shumë se të gjithë skuadrat e Ligue 1, Bundesliga, Serie A e La Liga bashkë. Një çmenduri prej 327 milionë euro, që çuditërisht është brenda rregullave të FFP. Jurgen Klopp komentoi me njëfarë habie shumat astronomike që Chelsea shpenzoi në merkaton e janarit: "Nuk do të them asgjë pa avokatin tim - bëri shaka trajneri i Liverpool në konferencën për shtyp -. Nuk e kuptoj se si është e mundur. Por nuk varet nga unë të shpjegoj se si funksionojnë gjërat. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, por sigurisht që janë numra të mëdhenj. Megjithatë, ata janë të gjithë lojtarë shumë të mirë, kështu që urime për ta."

Lexo më tej: Premier 922 milionë euro në janar: vetëm Chelsea shpenzoi më shumë se Bundesliga, Liga, Serie A e Ligue 1 bashkë

Blues zhvilluan një nga fushatat më luksoze të transferimeve në histori, duke investuar rreth 327 milionë euro. E kjo pa llogaritur verën, që do t’i conte shifrat në mbi 600 milionë. Londinezët 120 milionë i paguan vetëm për të rrëmbyer Enzo Fernandez nga Benfica. Argjentinasi u bë futbollisti më i paguar në historinë e Premier League. Goditjeve në merkato të Bluies duhet t'i shtohen Mudryk, Badiashile, Madueke, Gusto (që do të mbërrijë në verë), Santos dhe Fofana. Pa harruar huazimin e Joao Felix. Jurgen Klopp, nga ana tjetër, duhej të “kënaqej” me më shumë se 40 milionët e shpenzuara nga klubi i tij për Cody Gakpo.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI