Flash

Daily Mail zbulon planin e Juventus: bardhezinjtë duan të zgjidhin kontratën me Pogba

Lapsi.al 4 February 2023
Daily Mail zbulon planin e Juventus: bardhezinjtë duan të zgjidhin

Paul Pogba vazhdon të jetë i padisponueshëm për Juventus. E konfirmoi Massimiliano Allegri pas ndeshjes me Lazio në Kupën e Italisë: "Ne kemi nevojë për durim dhe duhet të ecim dita-ditës. Vështirë se mund të jetë kundër Salernitanës". Në fillim të shkurtit, me zero ndeshje zyrtare të luajtura në 2022/23, është normale që klubi të vlerësojë një strategji afatmesme për mesfushorin francez. Pogba ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 për rreth 10 milionë euro në sezon. Daily Mail e konsideron të pamundur uljen e rrogës nga lojtari. Kështu, sipas tyre, mes hipotezave në tavolinën e drejtuesve të Juventus është edhe ndërprerja e kontratës. Në këtë pikë, Pogba mund të provojë një aventurë të re në MLS.

Një zgjidhje drastike. Ndoshta shumë drastike edhe për një lojtar që rëndon shumë mbi pagat e një klubi që ka sfida të ndryshme përpara, sidomos jashtë fushës. Ato mund të ndryshojnë rrjedhën e strategjisë ekonomike të të gjithë strukturës. Që diçka po zien e tregon mendimi i drejtuesve të vjetër për t’i hequr atij bonuset e skuadrës që lojtari i merr pa luajtur.

Lexo më tej: Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij: bardhezinjtë po vlerësojnë situatat

Sigurisht, deri në qershor do të jenë muaj vendimtarë. Do të kuptohet nëse Pogba mund të vazhdojë aventurën edhe në sezonet e ardhshme. Pas kaq shumë përpjekjesh, ekonomike dhe jo vetëm, do të jetë e rëndësishme që të bëhet arsyetimi mes lojtarit, trajnerit dhe klubit. Tani është shumë herët për të bërë parashikime. Por nëse gjendja fizike nuk jep siguri, atëherë zgjidhja e kontratës mund të mos jetë më një hipotezë e largët. Veçanërisht nëse numri 10 bardhezi vendos vërtet të ndryshojë ambjent për të gjetur veten. Pa harruar se shitja e tij është e  vështirë në këto kushte.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI