Flash

Shtypi e masakron, e ardhmja e Kumbullës te Roma e kompromentuar, Mourinho: "Pjesa e parë tmerr"

Lapsi.al 2 February 2023
Shtypi e masakron, e ardhmja e Kumbullës te Roma e kompromentuar, Mourinho:

José Mourinho nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar eliminimin e bujshëm të Romës së tij në çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Cremonese: "Kemi pasur një pjesë të parë të tmerrshme, të një niveli shumë të ulët - tha portugezi për SportMediaset -. Në pjesën e dytë një gabimi individual, jashtë kontekstit, na çoi në disavantazh 2-0. Patëm një reagim të mirë, por ata u mbrojtënme shumë lojtarë dhe ishim të pafat. Megjithatë, mësova të mos qaj për humbje dhe të shikoj ndeshjen e radhës. Ajo që mund të them është se skuadra jonë ka vështirësi me rotacione. Ka vështirësi të luajë tre ndeshje në një javë”.

Gafa e mbrojtësit të kombëtares Marash Kumbulla, që detyroi Rui Patricio të shkaktonte penallti, ka qenë flagrante. Mourinho e anashkaloi, pa dashur të rëndojë edhe më shumë psikologjikisht lojtarin. E megjithatë duket se e ardhmja e Kumbullës është kompromentuar. Lojtari theu edhe njëherë besimin e teknikut portugez dhe notat e marra kanë qenë shkatërruese.

Lexo më tej: Video/ Kumbulla katastrofik, Cremonese në gjysëmfinale të Kupës: pas Napolit eliminon edhe Romën

SHTYPI E MASAKRON

Rënia e Romës nisi pikërisht nga gabimi i rëndë difensiv i Kumbullës. Për Gazzetta "gabimi flagrant i dha drejtim ndeshjes dhe ai u fundos". Corriere dello Sport konfirmoi: "Gabimi në kontroll që solli golin e parë të Cremonese ishte i tmerrshëm" e pastaj shtoi "humbi mundësinë për të rikuperuar pozicione në sytë e Mourinho". Më pak i ashpër Tuttosport, të paktën në vlerësim: "Duhet të kontrollojë një top të helmatisur, përkeqësoi situatën duke i hapur rrugën Dessers". Sikur mos mjaftonte vështirësia që shqiptari pati për tu rehabilituar nga disfata në Norvegji, erdhi kjo gafë e re. Kumbulla u konsiderua atëherë i pavlerë pas gjashtë golave që Bodeo/Glimt. Shqiptari rikuperoi me vullnet dhe me performanca të rëndësishme, kur Special One e thërriste në cështje. Por kjo performancë e largon të ardhmen e lojtarit nga Roma.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI