Flash

Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij: bardhezinjtë po vlerësojnë situatat

Lapsi.al 2 February 2023
Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij:

Fillimisht lajmi i mirë për Juventus: ekzaminimet për Paul Pogba nuk zbuluan asnjë dëmtim në përkulësit e tij. Francezi madje u përpoq edhe të stërvitej dje, por duke pasur parasysh se ndjeu pak dhimbje, u mbajt pushim si masë paraprake. Kjo është arsyeja pse ai do të mungojë kundër Lazios në Kupën e Italisë. Allegri në këtë pikë shpreson që ai të rikuperohet për ndeshjen me Salernitana në kampionat. Askush nuk guzon te Juventus, duke pasur parasysh kalvarin sezonal që po përjeton francezi. Kalvar i cili, siç është normale, po analizohet nga drejtuesit e klubit. Ferrero e të tjerët mendojnë për të tashmen, por janë të shqetësuar për të ardhmen.

Sepse Pogba nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 19 prilli 2022 kur ende mbante fanellën e Manchester United. Duke përjashtuar ndeshjet e kontrollit të javëve të fundit, ai nuk ka luajtur prej 193 ditësh. E duke qenë se paga e tij është rreth 10 milionë euro, cështja kërkon reflektime serioze. Të gjithë te Juve shpresojnë ta shohin 29-vjeçarin përsëri në fushë në fund të sezonit. Oktapodi mund të rilançohet në funksion të vitit të ardhshëm. Por, nëse nuk do të ishte kështu, do të bëhej i papërballueshëm ekonomikisht, duke e mbajtur në ekip me shifrat aktuale.

ASNJË BONUS SKUADRE...

La Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e vjetër kishin menduar heqjen e bonuseve të skuadrës, që lojtari merr pa luajtur. E ky është një tregues domethënës. Por edhe është e vështirë të imagjinohet një shitje e mundshme. Duke qenë se Pogba, siç filtron, nuk dëshiron të ulë pagën, askush do t'i garantonte të njëjtën pagë, pas një viti pa luajtur. Sepse është e qartë, se sa më shumë të zgjasë mungesa, aq më shumë do të duhet për t'u rikthyer në formë.

Lexo më tej: Një mallkim i vërtetë, Paul Pogba dëmtohet pa luajtur asnjë sekondë: “Ndoshta pas 3 muajsh do të jetë gati”

Ndoshta një mënyrë e mundshme do të ishte ajo e zgjidhjes së kontratës. Me tre muaj të sezonit ende për të përfunduar, dhe me ndeshjet që Juve duhet të luajë ende, këto janë vetëm diskutime teorike. Një gjë është e sigurt: Pogba ka 120 ditë për të treguar se mund të rikthehet në nivelin e tij. E rrjedhimisht t'u konfirmojë bardhezinjve se kishin të drejtë që besuan përsëri te ai. Nëse jo, domosdoshmërisht do të hapet një kapitull i ri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI