Flash

Ancelotti shpërthen kundër kalendarit: “Për çdo gjë ka një limit”

Lapsi.al 1 February 2023
Ancelotti shpërthen kundër kalendarit: “Për çdo

Do të jenë javë mjaft të ngarkuara për Real Madrid, kalendari i të cilit parashikon intensitetin e 11 ndeshjeve në pak më shumë se një muaj e gjysmë. Ndeshje që, duke pasur parasysh periudhën e sezonit, do të jenë vendimtare për kompeticionet e ndryshme që përfshijnë Merengues. Një tur force me të cilin edhe një ekip i pajisur mirë si Real do ta ketë të vështirë ta përballojë. E konfirmon këtë trajneri Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së La Liga kundër Valencia.

Edhe skuadrat e blinduara ndonjëherë ankohen. Mbi të gjitha për faktin se, për një klub si Real Madrid, çdo ndeshje është vendimtare dhe Ancelotti e di mirë këtë. Megjithatë, kalendari është padyshim i ngushtë: “Po i kalojmë kufijtë - tha trajneri italian në prag të ndeshjes kundër Valencias -. Nuk do t'i zgjedhim ndeshjet tona, sepse nuk është e mundur në këtë klub. Por duhet të ndaj dozat për lojtarët. Është e nevojshme. Përse? Sepse kalendari që na pret është i pabesueshëm. La Liga dëshiron të organizojë garat e saj, madje edhe federata, FIFA dhe UEFA… secili ka mënyrën e vet. Rezultati? Lojtarët nuk mund të kenë ditë pushimi”.

SPEKTAKLI VENITET

“Reali ka luajtur tashmë tetë ndeshje – vazhdoi Ancelotti –. E në shkurt ata do të luajnë shtatë ose tetë të tjera, me një ritëm të pandërprerë prej dy ndeshjesh në javë. Duhet të ndalemi për një moment dhe t'i themi vetes se nëse lojtarët nuk pushojnë, nuk ka më shfaqje. Është një gjë shumë serioze. Ne jemi entuziastë për idenë për të luajtur një gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Pastaj një fazë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool, një gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube… e gjithë kjo na motivon. Por çdo gjë ka një kufi. Dhe këtu, me këtë kalendar, ne po shkojmë përtej kufijve. Të gjithë së bashku, duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI