Flash

Video/ Tris i Partizanit, Tirana minimaliste: asnjë surprizë në Kupë, pesëshe e Kukësit ndaj Apolonisë

Lapsi.al 2 February 2023
Video/ Tris i Partizanit, Tirana minimaliste: asnjë surprizë në

Asnjë surprizë në ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Kualifikohen të gjitha skuadrat pretendente. Partizani e Tirana fitojnë edhe ndeshjet e dyta. Kastrioti mbrojti 3-1 e vajtjes me një barazim pa gola ndaj Dinamos. Sukses i thjeshtë edhe për Kukësin, 5-0 ndaj Apolonisë.

GRUPI A

Partizani ka mposhtur me rezultatin 3-0 Korabin në “Elbasan Arena”, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit. Të fortë nga suksesi 1-3 në Peshkopi, të kuqtë përsëritën sasinë e golave edhe në kthim. Sfida u zhbllokua në minutën e 38’ me Sotën. Përpara se të mbaronte pjesa e parë e sfidës, Da Silva dyfishoi shifrat. Më pas goli i tretë dhe i fundit i sfidës u realizua nga Hoti. Fantastik mesfushori, që po rigjen konfidencën me golin.

[video width="944" height="476" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/sota-gol.mp4"][/video]

[video width="944" height="476" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/da-silva-gol.mp4"][/video]

[video width="944" height="476" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/hoti-gol.mp4"][/video]

Fiton edhe Tirana, që pas trisit në Lushnje u mjaftua me një 1-0 në shtëpi. Lagunarët sigurisht as nuk e conin nëpër mend përmbysjen dhe i dhanë jetë një ndeshje të qetë. Në cerekfinale, në Grupin A, me bardheblutë, shkon edhe Kastrioti që mbrojti me një 0-0 ndaj Dinamos, fitoren në ndeshjen e parë.

PARTIZANI 3-0 KORABI

Partizani: Rexhepi; Zekolli, Menish, Magete, Buxhelaj, Telushi, Zuna, Sota, Mba, Da Silva, Hoti;

Trajner: Xhovani Kolela

Korabi: Çyrani; Lala, Tabaku, Marku, Selmani, Hoxhaj, Xhafa, Kasalla, Demaj; Beshiraj, Joti;

Trajner: Shpend Kumbarçe

TIRANA 1-0 LUSHNJA

Tirana: Lika, Iseni, Luta, Tola, Përgjoni, Meta, Qefalija, Lushkja, Berisha, Nikqi, Gjumsi;

Trajner: Orges Shehi

Lushnja: Kaloshi, Selita, Basha, Isufi, Ruço, Hajdëraj, Arapo, Haxhiu, Kananaj, Camko, Zdrava;

Trajner: Klevis Dalipi

KASTRIOTI 0-0 DINAMO

Kastrioti: Malaj, A. Selmani, Rami, Karakaçi, Arapi, Mihan, Kaçinari, Bejzade, Onanuga, Ajazi, Çela;

Trajner: Ardian Mema

Dinamo: Krosta; Vokrri, Zhivanaj, Prodani, Bardhi, Smaçi, Denison, Dikson, Allmuça, Fetaj, Preloshi;

Trajner: Nevil Dede

GRUPI B

Kukësi mund të rrezikonte pas 0-0 në Fier, por Apolonia u shpërbë në kthim. Skuadra e Hallacit fikson një pesëshe, që e con të sigurtë në cerekfinale. Linjat e dyta të Lacit janë të suksesshme ndaj Tomorit. 2-0 janë imponuar bardhezinjtë e Mezanit me golat e Bibës e Myrtas.

Edhe Egnatia kualifikohet, në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë, në Grupin B, pavarësisht barazimit 1-1 me Skënderbeun. Korçarët provuan deri në fund për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. E në fundin e pjesës së parë të lojës, një autogol nga Agbekpornu i kaloi ata në avantazh. Por në pjesën e dytë, ishte Fernando i cili me një supergol rivendosi baraspeshën.

[video width="944" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/egnatia-gol.mp4"][/video]

[video width="944" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/skenderbeu.mp4"][/video]

LAÇI 2–0 TOMORI (3-1)

Biba 61′, Myrta 83′

KUKËSI 5–0 APOLONIA (0-0)

Peposhi 18′, Barbosa 49′, Domi 65′, 82′, Berisha 68′

EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU (1-0)

Fernando 54′ / Agbekpornu (A.G) 45+2′

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI