Flash

Juventus, rubinetat e mbyllura: "Asnjë rritje kapitali deri në 2025"

Lapsi.al 2 February 2023
Juventus, rubinetat e mbyllura: "Asnjë rritje kapitali deri në

Te Juventus ka nisur zyrtarisht një periudhë trevjeçare vështirësie. Sipas procesverbalit të mbledhjes së aksionarëve të datës 18 janar, nuk parashikohen rritje të mëtejshme kapitali deri në vitin 2025. Në takimin ku u emërua bordi i ri i drejtorëve të klubit, u qartësua se nuk do të ketë injektim financiar për të mbuluar operacione të merkatos. “Pyetja nuk ka të bëjë me pikat e rendit të ditës. Ajo i drejtohet gjithashtu kandidatëve që nuk kanë marrë ende rolin e drejtorit në Bordin e Drejtorëve të Kompanisë". Kjo ishte përgjigja e pyetjes mbi temën e rritjes së kapitalit të bërë nga një aksionar i klubi. Në çdo rast, kompania thekson se plani tre-vjeçar për vitet 2022/23 2024/25, i miratuar nga kompania në qershor 2022, nuk parashikon zbatimin e rritjes së kapitalit”.

Për këtë sezon dhe për dy të ardhshmit, Juventus duhet të “vetëfinancohet”. Në fakt, Bordi i ri Drejtues nuk ka plane për rritje të reja kapitali. Një praktikë e cila në vitet e fundit kishte sjellë një këst të parë prej 300 milionë në 2019. Pasuar nga një e dytë prej 400 milionë në fund të 2021 në arkat e Juventus. Shtrëngim që sigurisht do të ndikojë në hapat e ardhshëm të klubit, si për sa i përket menaxhimit të pagave, ashtu edhe për daljen dhe hyrjen në merkato.

FITIMET KAPITALE? KEMI VEPRUAR SIPAS RREGULLAVE

Sa i përket çështjes së fitimeve kapitale, bindja e Juventusit se ata kanë vepruar drejt del nga raporti. “Duke marrë parasysh edhe hetimet ligjore dhe kontabël të kryera nga kompania. Por edhe mbi bazën e opinioneve të ekspertëve të pavarur, jemi të bindur se kemi funksionuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Gjithcka është në përputhje me standardet e kontabilitetit në fuqi dhe kriteret përkatëse të aplikimit. Si dhe në përputhje me praktikën ndërkombëtare të industrisë së futbollit”, thuhet në tekstin e publikuar nga “Calcio & Finanza”, në përgjigje të pyetjes së një tjetër aksioneri gjatë mbledhjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI