Flash

Humbi dy herë penalltinë e dëmtohet: testet dëshpërojnë PSG, Kylian Mbappe nuk do të jetë ndaj Bayern

Lapsi.al 2 February 2023
Humbi dy herë penalltinë e dëmtohet: testet

Mbrëmja e djeshme ishte vërtet për t'u harruar për Kylian Mbappe. PSG fitoi 3-1 në fushën e Montpellier, duke larguar Marseille -5, por humbi yllin e skuadrës së Galtier. Sulmuesi humbi dy herë një penallti (u pritën nga Benjamin Lecomte), para se të dëmtohej. Ndeshja e francezit zgjati vetëm 20 minuta për shkak të dëmtimit në kofshën e majtë. Në fillim nuk dukej diçka veçanërisht serioze, por siç komunikohet nga kontrollet mjekësore të klubit francez, ai do të qëndrojë larg fushave për të paktën 3 javë. Kështu, Mbappe do të humbasë ndeshjen e parë të Champions League, në 1/8 kundër Bayern Munich (14 shkurt).

Lexo më tej: Video/ Mbappé përsërit gjestin e shëmtuar të Dibu në Botëror: i drejtohet disa lojtarëve të PSG, plasin polemikat

Nëse prognoza e tre javëve konfirmohet, Kylian Mbappe duhet të jetë i disponueshëm për rikthimin e Allianz më 8 mars. Një goditje e rëndë për Galtier, që duhet të bëjë pa lojtarin e rëndësishëm në ndeshjen më delikate. PSG gjen kështu një pengesë shtesë në rrugën e tyre drejt trofeut të ëndërruar. Por ndërkohë ai duhet të humbasë edhe ndeshjet e Ligue 1 kundër Toulouse, Monaco dhe Lille. Përveç tyre edhe raundin e 1/8 të finales së Kupës së Francës kundër OM.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI