Flash

Video/ Mavropanos e Muller e katranosin në Gjermani: autogoli nga mesi i fushës çmend tifozët

Lapsi.al 2 February 2023
Video/ Mavropanos e Muller e katranosin në Gjermani: autogoli nga mesi i
Të fusësh topin në portën tënde është diçka shumë e pakëndshme. Por të shënosh një autogol pothuajse nga mesfusha, duke kërkuar një pasim te portieri që nuk është mes shtyllave është diçka vërtet e sikletshme. Episodi ka ndodhur në Gjermani, në ndeshjen e 1/8 për DFB Pokal ndërmjet Paderborn dhe Stuttgart. Protagonistë, për fatin e tyre të keq, mbrojtësi grek Mavropanos dhe portieri Muller. Vetëm 4 minuta nga fillimi i ndeshjes mbrojtësi i Stuttgart, Mavropanos, mori një rivënie anësore nga shoku i skuadrës afër mesfushës. Duke parë një kundërshtar që nxitoi ta arrinte, greku e pa të arsyeshme të hiqte topin. Pa hedhur shikimin nga portieri ai ktheu topin me një pasim të saktë drejt portës. Sa keq që Muller nuk ishte pikërisht në portë në atë moment... Portieri i Stuttgart kishte lëvizur drejt vijës anësore për t'i dhënë një pasim më të lehtë shokut të skuadrës. Mavropanos megjithatë pasoi topin pa e kontrolluar pozicionin e tij. E kështu lindi katastrofa, me topin që shkoi të futej në mënyrë të përsosur në qendër të portës, duke e bërë të kotë tentativën e vrapimit të Muller. Tifozët vendas u entuziazmuan për dhuratën e papritur, edhe pse miqtë e përmbysën pastaj rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes 1-2. Një kualifikim për kënaqësinë e Mavropanos dhe Muller, të cilët e katranosën keq.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI