Flash

Video/ Bremer eliminon Lazion në gafën e Maximiano: Juventus gjen në gjysmëfinale të Kupës Interin

Lapsi.al 2 February 2023
Video/ Bremer eliminon Lazion në gafën e Maximiano: Juventus gjen

Juventus avancon në Kupën e Italisë, duke mposhtur 1-0 Lazion. Bardhezinjtë kualifikohen kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Në çerekfinalen e luajtur në Allianz Stadium, skuadrës së Allegrit i mjaftoi një goditje me kokë e Bremer, në minutën e 44', për të kaluar turin. Torinezët futen në katër më të mirët e turneut, ku do të përballen me Interin në gjysmëfinale. Ai që peshoi në rezultatin përfundimtar, ishte gabimi i Maximiano i cili i hapi portën Bremer për golin e fitores.

Një Juve pa shkëndija, por solide dhe e përqendruar mposhti Lazion në çerekfinalet e kupës së Italisë. Bardhezinjtë marrin kalimin në gjysmëfinale, në përballjen e dyfishtë me Interin. Vendosi ndeshjen braziliani Bremer, me një goditje me kokë në krosimin e Kostic në minutën e 44'. Protaginist negativ Maximiano me një dalje të çmendur që la portën bosh.

Lexo më tej: Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij: bardhezinjtë po vlerësojnë situatat

Juventus nuk mungoi me takimin e rëndësishëm, Lazio po. Duke lënë jashtë fushës cështjet që po kushtëzojnë kampionatin, skuadra e Allegrit mbetet në garë për Kupën e Italisë. Një objektiv i rëndësishëm i bardhezinjve me synimin drejt Europës. Goli i vetëm i takimit mban firmën e Bremer. Një simbol i rilindjes në një moment më se të komplikuar si për Juventus ashtu edhe për mbrojtësin brazilian. Nga ana tjetër, ai që nuk ngre kokë është Maximiano. Portieri i Sarrit, duke bërë një gabim, ka njollosur sërish sezonin e tij tashmë të vështirë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI