Flash

U braktis nga klubi dhe sponsori teknik: rrëzohen të gjitha akuzat për për.dhunim e agresion kundër Greenwood

Lapsi.al 2 February 2023
U braktis nga klubi dhe sponsori teknik: rrëzohen të gjitha akuzat

Ishte fundi i janarit 2022 kur sulmuesi i Manchester United Mason Greenwood u arrestua. Ai akuzohej për tentativë për.dhunimi, agresion dhe sjellje intimiduese ndaj Harriet Robson, ish-të dashurës së tij. 21-vjeçari u pezullua menjëherë nga klubi i tij Manchester United. Sulmuesi u lirua vetëm me kusht, në pritje të gjyqit. Pak më shumë se një vit pas arrestimit, policia britanike konfirmoi se të gjitha akuzat janë rrëzuar.

“Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të kësaj çështjeje, është me vend që të ndajmë lajmin se 21-vjeçari, i cili u arrestua dhe u akuzua në lidhje me një hetim të hapur në janar 2022, nuk përballet më me ndjekje penale ndaj tij". Kjo është një pjesë e deklaratës nga Shefja e Policisë së Greater Manchester, Michaela Kerr. Deklaratë që vërteton pa mëdyshje se Greenwood është liruar nga të gjitha akuzat kundër tij. Gjyqi ndaj sulmuesit duhet të niste nëntorin e ardhshëm.

Lexo më tej: FOTO/ “Më rrihte e më gjakoste”: ish-e fejuara e Greenwood publikon provat kundër lojtarit të United

Pas arrestimit të tij, Greenwood ishte pezulluar pafundësisht nga Manchester United. E në të njëjtën kohë ai u braktis edhe nga Nike, sponsori i tij teknik. Në tetor ai u kthye përsëri në burg për shkelje të kushteve të lirimit të tij me kusht. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë ai ishte deklaruar gjithmonë i pafajshëm. Greenwood kishte hedhur poshtë cdo akuzë nga ish-e dashura e tij. Tani, megjithatë, mbetet për të kuptuar se cila do të jetë sjellja e United. A do ta rikthejnë menjëherë sulmuesin, apo do të marrin një vendim tjetër? Asnjë nga Djajtë e Kuq ende nuk është shprehur për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI