Flash

Dy operacione e katër cikle kimio, Haller rrëfen makthin e sëmundjes: “Trupi im ishte shkatërruar përbrenda”

Lapsi.al 26 January 2023
Dy operacione e katër cikle kimio, Haller rrëfen makthin e
Pas më shumë se gjashtë muaj pasiviteti, Sébastien Haller më në fund u kthye në fushë. Ai e bëri këtë të dielën në ndeshjen e Bundesligës kundër Augsburg, të fituar 4-3 nga Borussia Dortmund. Një prezencë që pasoi miqësoren e luajtur ditët e fundit ndaj Fortuna Dusseldorf. Fundi i një makthi për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, i cili në mikrofonat e L'Equipe rrëfeu fazat më të vështira të sëmundjes. Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Ajax, me të cilin shënoi 47 gola në 66 paraqitje, verën e kaluar Haller kaloi te Borussia Dortmund. Më pas, gjatë grumbullimit veror, erdhi lajmi për sëmundjen. Një tumor malinj në testikuj, që tronditi jetën e lojtarit. Prej aty lamtumira momentale me aktivitetin konkurrues, dy operacione dhe katër cikle kimioterapie.

HALLER: “TRUPI IM ISHTE SHKATËRRUAR PËRBRENDA”

Një makth që, pas kthimit të tij në fushë, Haller e ka rrëfyer në një intervistë për L'Equipe: "Kimioterapia më shkatërroi trupin brenda. U përpoqa të tregoja se gjithçka ishte në rregull, por ishte e vështirë ta bëja para shikimeve të dhimbshme të njerëzve. Më kishin rënë flokët, buzët ishin të zeza dhe sytë të futur. Dukesha i sëmurë. Për shkak të kateterit në fyt, ditët e para nuk mund të flisja normalisht. Sikur kisha një të ftohtë të rëndë”. Lexo më tej: Haller kthehet në fushë pasi mposhti sëmundjen me një mesazh në këpucë: “F*ck Cancer” Një nga fazat më të vështira për lojtarin nga Bregu i Fildishtë ishte detyrimi për të dhënë lajmin në familje: “Paralajmërova gruan time, e cila ishte me pushime me fëmijët tanë. U përpoqa të jem sa më i drejtpërdrejtë për ta bërë të kuptojë se gjërat do të ndryshonin. U kërkova vëllezërve të rrinin me nënën time. Kjo sepse tezja më kishte vdekur pak më parë dhe trauma ishte ende e pranishme në familje”. Me pak fjalë, një makth gjashtëmujor nga i cili megjithatë duket se ka dalë. Tani, në dritën e rikthimit të Haller në fushë në Bundesligë, gjithçka që mbetet vecse të shijojmë veprimet që e kanë bërë atë një nga sulmuesit më tërheqës në skenën ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI