Flash

Nënkryetari i LDK-së: Atentαti ndaj Abdixhikut, me prapavijë politike

Lapsi.al 19 January 2023
Nënkryetari i LDK-së: Atentαti ndaj Abdixhikut, me

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala thotë αtentαti ndaj kreut të kësaj partie dhe disa deputetëve të tjerë ka prapavijë politike.

“Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet i kemi marrë sot. S’ka të bëjë me një aktivitet konkret, por ka të bëjë me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politikë dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”, ka thënë Shala.

Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike.

“Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, - ka deklaruar ai. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një rrjet njerëzish qe veprojnë në Kosovë dhe disa vende të BE-së.

“Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata. Njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si është identifikuar ky grup njerëzish, ende i panjohur.

“Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht”, - ka thënë Shala. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43