Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për planet për kryerjen e një αtentαti ndaj kreut të kësaj partie dhe disa anëtarëve të tjerë të saj të lartë.
Në listë sipas tij kanë qenë Lumir Abdixhiku, ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe deputetët Arben Gashi dhe vetë Zemaj.
“Kështu na është konfirmuar edhe neve. Këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Për të tjerat, është Policia e Kosovës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që janë në kontakt me kryetarin e LDK-së. Gjithçka ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës. Në 24 orët e fundit ka dalë kjo informatë dhe është bërë publike tani”, - tha Zemaj në Kanal10.
Ai tha se nuk dëshiron të japë më shumë detaje për këtë rast duke thënë se me ato merren organet e drejtësisë. Sipas tij, motivet për këtë rast janë politike.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Kosovës. Një një reagim për mediat ajo tha se informacioni i marrë po verifikohet.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” – thuhet në reagim.
Ndërsa burimet e Gazeta Insajderi tregojnë se kërcënimi ndaj deputetëve të LDK-së u zbulua nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë (BND). Ajo ka rënë në gjurmë të atentatorëve të cilët po planifikonin një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie. ©LAPSI.al