Flash

Tronditet Kosova/ Po përgatitej αtentαt ndaj kreut të LDK-së

Lapsi.al 18 January 2023
Tronditet Kosova/ Po përgatitej αtentαt ndaj kreut të

Mediat e Kosovës thonë se shërbimet partnere kanë dhënë informacione për planifikimin e një αtentati ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie. Gazeta Express shkruan se një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si objektiv i një sulmi të mundshëm ka dhënë deklaratën e tij para policisë përpara gjysmë ore në një prej stacioneve të Prishtinës.

Sipas të njëjtave burime shërbimet partnere të Kosovës kanë zbuluar informacionin dhe madje kanë identifikuar grupin që po planifikonte atentatet. Duke qenë se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme është vendosur të vihen në dijeni krerët e LDK-së dhe organet e rendit.

“Njëri nga deputetët, i cili është objektiv i një atentati të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, - tha burimi i Gazetës Express.

“Ne besojmë se Policia duhet ta trajtojë me seriozitet këtë rast, meqë informatat dhe shërbimet partnere të Kosovës që kanë arritur deri tek informacionet për atentat ndaj krerëve të LDK’së, janë jashtëzakonisht serioze”, - shtoi zyrtari i LDK-së, që foli në kushte anonimiteti të mërkurën mbrëma.

Gazeta Express thotë se nuk ka arritur ende ta konfirmojë nga organet zyrtare këtë informacion. Ajo që është konfirmuar edhe nga burime tjera është se informatat për planifikimin e vrasjes së Kryetarit të LDK’së dhe disa deputetëve të partisë së tij, kanë ardhur të mërkurën pasdite. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43