Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

450 mijë euro në tubin e aspiratorit, Prokuroria verifikon pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit

Lapsi.al 18 January 2023
450 mijë euro në tubin e aspiratorit, Prokuroria verifikon

Prokuroria e Tiranës po heton burimin e parave të Alda Klosit por jo vetëm. Duke marrë parasysh pretendimin e saj se paratë që i vodhi pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi, ia kishte lënë xhaxhai për t’i mobiluar banesën, hetuesin kanë vendosur që ta verifikojnë deri në fund.

Ndaj kanë nisur që të kontrollojnë pasurinë e xhaxhait të saj, që sipas Klosit ndodhet në Amerikë ku edhe po kurohet nga një sëmundje e rëndë.

Sipas informacioneve pranë organit të akuzës bëjnë me dije se verifikimet janë të domosdoshme pas deklarimeve dhe dokumentave që Klosi ka paraqitur përpara hetuesve për të justifikuar shumën prej 120 mijë eurosh që u pretendua se ia kishte marrë pastruesja.

Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse xhaxhai i Alda Klosit do të pranojë se paratë e vjedhura janë të tijat dhe nëse mund që t’i provojë se vijnë nga burime të ligjshme.

Ndërkohë që mister mbetet se kujt i përkasin 400 mijë eurot e tjera të gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit dhe për sendet me vlerë që ajo thotë se i ka marrë në disa shtëpi ku punonte.

Deri tani, as për sendet me vlerë nuk është interesuar askush, ndërsa personat që janë marrë në pyetje kanë mohuar si pronësinë e tyre, por është vendosur që të kontrollohen nëse në kartmonedha ka shenja gishtash që mund të çojnë tek pronarët e parave. E teksa hetimet vazhdojnë, Rozeta Dobi dhe i biri i saj, Havieri, ndodhen në ambientet e paraburgimit pasi akuzohen për vjedhje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI