Flash

Ancelotti, ndërhyn ashpër në debatin "GOAT": "Nuk do them kurrë, se Messi është më i miri i historisë"

Lapsi.al 29 December 2022
Ancelotti, ndërhyn ashpër në debatin "GOAT": "Nuk

Kush është më i miri i të gjitha kohëve - GOAT (Greatest of All Time) - është një cështje shumë e debatuar. Dikush zgjedh Messi e dikush Ronaldo, të tjerët janë nostalgjikë. Tani Carlo Ancelotti ka dashur të thotë fjalën e tij për debatin e ndezur pas Kupës së Botës. Triumfi i Argjentinës së Lionel Messi për shumë ka qenë kurorëzimi si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. “Është e vështirë të thuhet. Nuk e di nëse ai është më i miri në histori – shpjegoi trajneri i Real Madrid në prag të ndeshjes kundër Valladolid –. Nuk është e drejtë të thuhet, sepse çdo epokë ka lojtarë shumë të mirë. 'Messi është më i miri i historisë' nuk do të dalë kurrë nga goja ime. Kam mundur të admiroj shumë lojtarë të mirë, stërvis çdo ditë Topin e Artë. E kam parë të luajnë Cruyff, Maradona...".

THIRRJA E BRAZILIT...

Ancelotti ka folur edhe për Brazilin, i cili është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Tite. “Nëse janë të interesuar, nuk më kanë telefonuar. Por nëse janë, e vlerësoj”, shpjegoi ai. “Situata ime është e qartë: jam ende këtu. Nuk do t’i them kurrë Real që kjo aventurë ka mbaruar".

Tekniku merengues ka folur më pas për gjendjen e Benzema. "Ai u kthye nga pushimet në datën 10 dhe kur u kthye ishte mjaft mirë. Ai punoi me ekipin dhe në miqësore luajti gjysmë ore e 45 minuta. Mendoj se do të tregojë të gjitha cilësitë e tij". Më pas ai shmangu polemikat me Deschamps: "Nuk kam folur për atë vendim. Një lojtar shumë i motivuar është rikthyer te ne. Jemi të bindur se ai do të bëjë shumë për ne në gjysmën e dytë të sezonit".

MERKATO... E MBYLLUR

Në këto javë pushim, Real Madrid ka siguruar fenomenin e ri të futbollit brazilian, Endrick. "Ai është një lojtar i madh, një talent i madh. Klubi ka arritur një marrëveshje me familjen e tij për vitin 2024. E ky është një lajm i mirë."

Ancelotti mbyll merkaton, të paktën në hyrje. "Ardhjet janë mbyllur, sepse kemi një skuadër të madhe. Nuk dimë ende për largime, sepse ndoshta disa lojtarë, që luajnë më pak, duan të largohen".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI