Flash

Inzaghi rigjen dyshen titullare në 2023-shin: Lukaku e Lautaro gati kundër Napoli

Lapsi.al 29 December 2022
Inzaghi rigjen dyshen titullare në 2023-shin: Lukaku e Lautaro gati

Lautaro Martinez pritet në mbrëmje në Milano dhe të premten do të stërvitet me shokët e skuadrës në Appiano. Kjo do të ishte hera e parë për argjentinasi që nga triumfi në Kupën e Botës. Lajm i mirë për Simone Inzaghi, i tunduar tashmë për të luajtur me dyshen titullare Lukaku-Lautaro. Të dy do të jenë nga minuta e parë në ndeshjen e madhe kundër Napolit më 4 janar. Pas muajsh të humbura për shkak të problemeve fizike të Lukaku, tundimi për t'i hedhur në fushë së bashku, kundër Osimhen dhe të tjerëve është i fortë. Gjithçka do të varet nga përgjigja që do të japë argjentinasi në fushë. Alternativa është përdorimi i Dzeko me belgun që nga minuta e parë.

Edhe pse shkonte nga një festë në tjetrën, Lautaro i garantoi teknikut Inzaghi se nuk kishte shtuar peshë. Madje nuk kishte humbur as formën e tij më të mirë. Megjithatë, pas 10 ditësh pushime, do të jetë fusha që do të tregojë nëse Lautaro do të luajë që në minutën e parë kundër Napolit. Kundër kryesuesve të Serie A, Inter shpreson të jetë me dy titullarët, të parë shumë pak në pjesën e parë të sezonit. Inzaghi është i vetëdijshëm se shpresat për të rihapur cështjen titull vijnë nga fitorja e mundshme ndaj Napolit. E për këtë duhen edhe golat e dyshes titullare.

Lexo më tej: Pesë vjet kontratë, si lojtar elite për Marcus Thuram: ja plani i Inter për të mundur Newcastle e Bayern Mynih

FORMA FIZIKE E LU-LA

Lautaro, pavarësisht se nuk ka luajtur një Botëror të madh, është i emocionuar për triumfin në Katar. Sulmuesi do të përpiqet të sjellë entuziazmin e tij të madh në Appiano, në kërkim të rikthimit në kampionat. Shpresa e Inzaghit është që ai entuziazëm të infektojë edhe Lukaku. Belgu më në fund është në formë nga ana fizike pas muajsh të vështirë. Problem mund të jetë se është rikthyer moralisht i thyer pas eliminimit të hidhur në fazën e grupeve të Belgjikës së tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI