Flash

Video/ Haaland i papërmbajtshëm në Leeds: Manchester City kthehet -5 nga vendi i parë

Lapsi.al 28 December 2022
Video/ Haaland i papërmbajtshëm në Leeds: Manchester City kthehet

Haaland është i pandalshëm dhe e sjell Manchester City në -5 pikë nga Arsenal. Ndeshja ndaj Leeds u fitua 3-1 nga Citizens, të cilët kaluan në avantazh vetëm në kohën shtesë të pjesës së parë. Rodri zhbllokoi ndeshjen, para se norvegjezi të shënonte dygolëshin personal në pjesën e dytë. 20 gola në 14 ndeshje në Premier League dhe 26 gola këtë sezon për Haaland. Goli i flamurit i Struijk ishte i kotë, edhe pse gjallëroi Elland Road në fund të takimit.

Manchester City u rikthye në ndjekje të Arsenal, nën shenjën e Erling Haaland. Norvegjezi nuk e kurseu as Leeds, duke gjetur një dygolësh në fitoren 3-1 që heshti Elland Road. Citizens dominuan në pjesën e parë me dy raste të menjëhershme. Meslier instinktivisht devijoi goditjen e Haaland pas dy minutash, ndërsa De Bruyne goditi jashtë në minutën e shtatë. Presioni i Manchester City ishte i vazhdueshëm dhe mbytës. Zotërimi i topit dhe presingu i lartë e vuri në vështirësi Leeds. Rastet e mira u shpërdoruan nga Gündoğan dhe Grealish. Goli erdhi në kohën shtesë me Rodri, që shtyu në rrjetë grushtimin e Meslier në goditjen e Mahrez.

SPEKTAKËL I HAALAND

City dyfishoi epërsinë në fillimin e pjesës së dytë duke shfrytëzuar gabimin e bujshëm të Cooper. Asist i Grealish për Haaland, që e pati fare të thjeshtë të shënonte. Norvegjezi, i lindur në Leeds, ndëshkoi skuadrën që solli të atin Alf-Inge në Premier League. Nuk u mbyll me kaq: në minutën e 64, ai shënoi të dytin. Goli i 20 në 14 ndeshje në Premier League. Një rekord absolut, duke qenë se askush nuk e kishte arritur këtë shifër, pas kaq pak sfidash. Haaland arrin 26 gola këtë sezon me City. Vendasit e gjetën golin në minutën e 74, kur Struijk goditi me kokë pas shpinës së Edersonit. Leeds megjithatë nuk mundi të rikthehej në lojë. Manchester City kontrolloi dhe fitoi 3-1, duke u rikthyer -5 nga Arsenal.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI