Flash

Marialuisa Jacobelli: “Ish-i dashuri ishte i dhunshëm, shpiku sikur e tradhëtoja me Mbappé”

Lapsi.al 28 December 2022
Marialuisa Jacobelli: “Ish-i dashuri ishte i dhunshëm, shpiku sikur e

Marialuisa Jacobelli, gazetare dhe prezantuese televizive, bëri një rrëfim për mikrofonat e Corriere della Sera. E gjitha në lidhje me dënimin ndaj ish-të dashurit të saj, i kthyer në stalker (përndjekës) pas ndarjes së tyre: “Jam e lehtësuar, sikur më në fund të ishte mbyllur një rreth shumë i dhimbshëm. Unë isha me fat. Më duhet të falënderoj avokatët e mi, drejtësinë, kreun e skuadrës së lëvizshme të Milanos, Marco Calì, një njeri i mrekullueshëm me humanizëm të madh”.

Një histori që nisi si ndodh zakonisht, por që fundin nuk e dinte askush: "Në një ndeshje të Chelsea në Londër, një vit më parë. Miq të përbashkët më prezantuan këtë njeri, që në aparencë ishte normal, i sjellshëm, interesant. Historia nisi kështu", tha Jacobelli.

Lexo më tej: Ngacmoi gazetaren direkt në TV, dënohet për dhunë sek*uale: Beccaglia publikon mesazhet e turpshme

Pika e moskthimit ishte akuza për tradhëti. E jo me një cfarëdo, por me yllin e PSG-së Kylian Mbappe. "Në 2 janar në Montecarlo ishte shumë i dhunshëm me mua, më vuri dorë. Kishte bindjen irracionale se kisha një histori me futbollistin Mbappé. Aty telefonova miken time Christine, që dinte gjithcka për ne nga dita e parë. Ishte ajo që më qetësoi. Ai pastaj kërkoi falje, tha se nuk e dinte cfarë i ndodhi, më kërkoi t'i jepja një mundësi tjetër". Por asgjë nuk ndryshoi: "Me një mike organizova një udhëtim për ditëlindjen time, në 23 janar. Erdhi edhe ai. Aty e kuptova se duhet ta mbyllja. Sepse pasi postova një foto në Instagram, nisi të më quante prostitutë, me kërcënime e fyerje të rënda".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI