Flash

Cuadrado i gëzohet dëborës, tifozët e Juventus shpërthejnë edhe ndaj tij: "Po, a nuk ishe i dëmtuar?"

Lapsi.al 28 December 2022
Cuadrado i gëzohet dëborës, tifozët e Juventus

Pushimet e Juan Cuadrado përfunduan në shënjestër të tifozëve të Juventus. Kolumbiani humbi miqësoret kundër Arsenal dhe Rijeka, për shkak të një problemi në gju. E, sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të jetë në dispozicion të Max Allegri as për miqësoren e fundit, kundër Standard Liège më 30 janar. Anësori, madje, nuk do të jetë në fushë as për rifillimin e kampionatit.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Cuadrado të shijonte disa ditë relaksi në mal me familjen e tij. Kështu, mes një gare me qen slite dhe disa mësimeve të skive për fëmijët e tij, gjithcka dukej se po shkonte bukur. Asgjë e keqe, sigurisht, por videot e postuara në rrjetet sociale prekën nervat e tendosura të juventinëve. Ata vetëm pak orë më parë, shpërthyen kundër Paul Pogba, i cili gjithashtu po kalonte pushimet në shpatet me borë.

Lexo më tej: Pogba pushime në dëborë, tërbohen tifozët e Juventus: “Më shumë një influencues se futbollist”

“Po, a nuk ishe i dënmtuar?”, “Ndërsa të gjithë janë në Continassa, ti shkon në mal”, “Te Juve keni pushimet më të gjata nga të gjithë”. Këto janë disa nga komentet që mund të lexohen nën postimin e Cuadrado, krahas të tjerave, duhet thënë, padyshim më dashamirëse.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI