Flash

Pogba pushime në dëborë, tërbohen tifozët e Juventus: "Më shumë një influencues se futbollist"

Lapsi.al 27 December 2022
Pogba pushime në dëborë, tërbohen tifozët e Juventus:
Rikthimi i Paul Pogba te Juventus vazhdon të jetë më shumë se i komplikuar. Tani mështetësit e tij nuk e shohin më si futbollit, por më tepër si influencues. E pra, tifozët bardhezinj mezi e kishin pritur Oktapodin. Gjërat megjithatë u bënë shumë shpejt të vështira. Francezi e kaloi pjesën e parë të sezonit në infermieri, pas vendimit të diskutueshëm për të shtyrë operacionin. Idea ishte për të luajtur në Botëror, por që edhe atë e humbi . Kështu, viti 2023 mendohet nga tifozët e Juventus si viti i rikthimit real të Paul Pogba në mesfushë. Kohët e rikuperimit janë rritur përsëri, por për 13 janarin francezi mund të paktën të jetë në pankinë. Sigurisht kundër Napoli, Allegri do ta donte në fushë, por tani shpreson vetëm ta ketë në dispozicion për playoff-in e Europa League kundër Nantes. Megjithatë, fillimisht, vetë francezi do të duhet të fitojë besimin e tifozëve bardhezinj. Raporti me ta aktualisht është në nivelin më të ulët historik. Dëshmia erdhi gjatë këtyre ditëve të pushimit të dhënë nga Allegri dhe stafi i tij për lojtarët. Pogba i shfrytëzoi për një pushim të vogël në dëborë, por kjo nuk i ka pëlqyer fare juventinëve. Fotot e postuara në mënyrë rigoroze në rrjetet sociale kanë shpërthyer zemërimin e tifozëve të shumtë. Ata kanë komentuar të tërbuar: “Shko të stërvitesh, durimi po mbaron”, ose “Mos harro, dëmtohu sërish”. Puna ka arritur deri në atë pikë sa ta krahasojnë francezin me një influencues dhe jo më një futbollist. Do t'i takojë fushës të japë verdiktin final, por për atë duhet pritur ende të paktën dy javë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI