Flash

FOTO/ Partizani dhe gjesti i bukur i lojtarëve: dhurata e një vizitë në kompleks për fëmijët e familjeve në nevojë

Lapsi.al 26 December 2022
FOTO/ Partizani dhe gjesti i bukur i lojtarëve: dhurata e një

Një festë duhet të jetë për të gjithë. Edhe për ata që jeta nuk është se i ka dhënë shumë mundësi. Kështu, Partizani ka menduar t’i japë fëmijëve të disa familje në nevojë një rast për të buzëqeshur. Në këtë mënyrë edhe ata të mund të bëheshin pjesë e festave të fundvitit. Një gjest i bukur, sidomos kur i sheh fëmijët duke iu gëzuar një dhurate, qoftë edhe të vogël, por shumë domethënëse për ta.

"Partizani, nuk është se e ndërmerr për herë të parë këtë nisëm - tha kapiteni i të kuqve Eneo Bitri -. Më vjen mirë që mundëm t'i japim kënaqësi këtyre fëmijëve, që edhe ata të kenë mundësi t'i gëzohen festave".

Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

Një inisiativë e ndërmarrë nga vetë lojtarët, që kanë bërë foto me fëmijët, dukshëm të lumtur. Jo vetëm për dhuratën, por edhe se atë ja dorëzuan ata që ndoshta këta fëmijë i shohin edhe si idhuj. Në fushën e stadiumit të Partizanit, ata janë zbavitur edhe me lojën me futbollistët, duke e parë fundit e vitit më me shumë optimizëm. Kjo do të jetë pikënisja e klubit në të ardhmen, me nisma të tilla, duke patur prioritet prezencën në qendra komunitare dhe shkollat e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI