Flash

Lindi ditën e finale, prindërit e quajnë Lionel Enzo Julián: “E kishim premtuar nëse Argjentina fitonte”

Lapsi.al 26 December 2022
Lindi ditën e finale, prindërit e quajnë Lionel Enzo

Ai ka tre emra dhe datëlindja e tij do të mbahet mend nga shumë njerëz. Lionel Enzo Julian Altamirano lindi të dielën e 18 dhjetorit në orën 10:22. Praktikisht, dy orë para se kombëtarja e Argjentinës të dilte në fushë për të luajtur finalen e Kupës së Botës në Katar 2022 kundër Francës. Pastaj historia e ndeshjes është e ditur, ajo e Lionel Enzo Julian jo.

Lexo më tej: Një ministër francez sulmon festimet argjentinase: “FIFA çfarë bën? Duhet respekt për atë që humbi!”

Nuk mund të ishte e sigurt se Albiceleste do të fitonte, por mamaja Camila Iribarren vendosi të rrezikonte. Bëhej fjalë për të mbajtur premtimin që bëri kur Argjentina doli në fushë kundër Meksikës. "Enzo Julián do të quhej si dy lojtarët që u rritën te River Plate. Kjo ishte e përcaktuar tashmë. Por Lionel iu shtoi për shkak të premtimit që bëra. Nëse Argjentina bëhet kampione, ne do të vendosim Lionel si emër të parë". Ky është zotimi i bërë në atë kohë dhe i zbuluar në një dialog me Telenueve.

Siç konfirmohet nga Enzo Altamirano, babai i fëmijës, i porsalinduri mban emrat e tre lojtarëve që e çuan vendin drejt Kupës në Katar: Lionel Messi, Enzo Fernández dhe Julián Álvarez. Me shpalljen e kombëtares kampione bote, shumë prindër në këtë periudhë kanë vendosur të shfaqin pasionin e tyre albiceleste. Kjo pikërisht duke i vënë fëmijëve të tyre emrin e një prej lojtarëve të "Scaloneta".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI