Flash

Zinedine Zidane ëndërron një kombëtare: në Francë nuk ka vend për të, Brazili gati t'i dorëzojë Selecaon

Lapsi.al 25 December 2022
Zinedine Zidane ëndërron një kombëtare: në Francë

Pasi fitoi gjithçka me Real Madrid, Zinedine Zidane prej të paktën një viti e gjysëm, ëndërron pankinën e një kombëtareje. Jo një çfarëdo, por atë të Francës, që deri pak ditë më parë ishte ende kampione në fuqi e botës. Tekniku kishte kohë që priste të përfundonte Botërori për të marrë detyrën nga Didier Deschamps. Problemi është se Les Bleus arritën deri në finale të Kupës së Botës, pavarësisht dëmtimeve të shumta madje. Kështu që federata e pa të udhës të rinovonte kontratën me teknikun aktual. Një situatë e favorshme për kë kërkon një trajner: nëse në Francë nuk ka vend, atëherë Zidane është i mirëpritur... në Brazil.

Lexo më tej: Ancelotti apo Mourinho, presidenti i CBF Rodrigues ruan sekretin: “Për trajnerin e Brazilit vendos vetëm unë”

Kështu, duket vërtetë se karriera e Zinédine Zidane mund të vazhdojë në pankinën e një ekipi kombëtar. Por jo atë francez, që aq shumë Zizou e priti, por në atë të Brazilit. Sipas asaj që bën të ditur L'Equipe, në fakt, Zidane i përmbush plotësisht kriteret e vendosura nga federata e futbollit Carioca për të zëvendësuar Tite. Drejtuesit e lartë të federatës braziliane - lexohet në faqet e të përditshmes - janë të intriguar nga ideja për t'ia besuar komandën e 5 herë kampionëve francezit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI