Flash

Premier në fushë 8 ditë pas Botërorit, Antonio Conte proteston: "Nuk jam fare i lumtur"

Lapsi.al 25 December 2022
Premier në fushë 8 ditë pas Botërorit, Antonio Conte

Antonio Conte nuk e mendon të drejtë të rifillojë kampionatin vetëm tetë ditë para përfundimit të Botërorit. Ai e nënvizoi këtë në një konferencë për shtyp, në prag të Boxing Day. Tottenham do të hapë programin në Premier League me ndeshjen ndaj Brentford, një nga skuadrat zbulim të sezonit. "Unë nuk jam shumë i lumtur - tha trajneri italian -. Megjithëse duhet të jem i lumtur sepse 12 nga lojtarët e mi ishin në Katar dhe kjo do të thotë se ne jemi në drejtimin e duhur për të provuar të fitojmë diçka. Por tani nuk është e lehtë sepse gjendja fizike nuk është në nivelin më të lartë”.

Conte ka lënë të kuptohet se do të përzgjedhë për ndeshjen vetëm lojtarët që nuk janë përfshirë në Kupën e Botës. Kjo është deklarata përforcuese e Conte, pasi kishte njoftuar se dy finalistët, portieri francez Hugo Lloris dhe argjentinasi Cristian Romero nuk do të luajnë: “Lojtarët që kanë qenë këtu kanë punuar për katër javë dhe tani janë në gjendje të shkëlqyer fizike dhe sigurisht janë më mirë se ata që vijnë nga Katari”.

Rodrigo Bentancur nuk do të jetë në fushë për shkak të skualifikimit. Uruguaiani po përballet gjithashtu edhe me një problem të lehtë muskulor. Richarlison, i cili u dëmtua me Brazilin në Katar, do të jetë jashtë për të paktën një muaj. Ndërsa problemi me tendinën e Lucas Moura vazhdon: "Është një situatë e vështirë sepse është sikur nuk e kam - shpjegoi Antonio Conte -. Më vjen keq sepse ai është një lojtar i mirë, një djalë i mirë. Por ai po punon shumë për të zgjidhur këtë problem. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI