Flash

Ish-futbollisti i Juventus Fabian O'Neill në fund të jetës: "Mjekët po përpiqen me dëshpërim t'a shpëtojnë"

Lapsi.al 25 December 2022
Ish-futbollisti i Juventus Fabian O'Neill në fund të jetës:
Ish-futbollisti i Juventus dhe Cagliari, Fabian O'Neill, është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas raporteve të gazetës uruguaiane Subrayado dhe një postimi nga gazetari Sebas Giovinelli, O'Neill u shtrua urgjentisht në spitalin e Uruguait. Fantazisti tani ndodhet në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv. Mjekët po përpiqen me dëshpërim t'i shpëtojnë jetën. Familja ka kërkuar të gjithë njerëzve që të luten për të. Ish-lojtari ishte shtruar edhe më parë me urgjencë në spital, në korrik 2020, për probleme me mëlçinë dhe traktin urinar. Ende nuk dihen shkaqet nga se vuan O'Neill, por duket se gjendja e tij është shumë e rëndë. Uruguajani e nisi karrierën e tij profesioniste me Nacional në Primera División në vendlindje. Ai luajti në skuadrën e parë mes 1992 e 1995. Një vit më vonë ai u transferua në Itali për të luajtur në Serie A me Cagliari. Klubi u rrëzua nga kategoria në 1997, por u kthye sërish në 1998. Pasi Cagliari shkoi sërish në Serie B në 2000, O'Neill u transferua te Juventus. Në janar 2002 ai lëvizi te Perugia si pjesë e akordit që kaloi Davide Baiocco te Juventus. Në vitin 2012, O'Neill pranoi se dy herë kishte trukuar ndeshjet e Serie A që të fitonte baste.

KARRIERA E URUGUAJANIT

Fabian O'Neill luajti 19 herë për Uruguajin. Ai debutoi me kombëtaren në qershor 1993 në Copa América, në ndeshjen e grupeve kundër SHBA. E fundit me kombëtaren ishte në maj 2002 kundër Kinës në Shenyang. O'Neill u tërhoq, duke u kthyer në Uruguaj për tu përqendruar në biznesin e tij. Në janar 2003, ai u kthye te Nacional por luajti vetëm 5 takime. Që atëherë ai ka luajtur dhe ka menaxhuar klube gjysëmprofesioniste në kategoritë e ulëta të Uruguajit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI