Flash

"Tradhtar, ti e di që shoku yt nuk jeton më": mediat serbe akuzojnë Ibrahimovic për pabesi ndaj Mihajlovic

Lapsi.al 24 December 2022
"Tradhtar, ti e di që shoku yt nuk jeton më": mediat serbe

Një javë nga ndarja nga jeta e Sinisa Mihajlovic, për shkak të leucemisë, bota e futbollit mbetet e trazuar nga humbja e një figure me peshë të konsiderueshme. Shumë figura, sportive e jo, të hënën i bënë homazhe Mihajlovic, duke i bërë nderimet e fundit në bazilikën e Santa Maria degli Angeli e dei Martiri, në Romë. Midis tyre, megjithatë, mungonte një nga miqtë e tij më të ngushtë: Zlatan Ibrahimovic.

IBRAHIMOVIC MUNGOI NË FUNERAL

Suedezi ka munguar në lamtumirën e fundit për Sinisa, për shkak se ndodhej në Katar. Të dielën ai ishte në Doha për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Për këtë arsye, ai nuk kishte mundur të shkonte në Campidoglio, ku ishte vendosur dhoma funerale. Nga kjo rrjedh qëndrimi i ashpër i mediave serbe. Ato, ditët e fundit, e kanë akuzuar sulmuesin 41-vjeçar të Milan për tradhti ndaj Mihajlovic.

Sipas asaj që raportuan mediat serbe, nga Ibrahimovic nuk ka mbërritur asnjë mesazh, përshëndetje apo vizitë në familje. Këmbëngulja e gazetave vendase ishte e fortë, disa prej të cilave madje akuzuan: "Tradhtar, ti e di që shoku yt ka vdekur", "Ti ke treguar fytyrën tënde të vërtetë, çfarë njeriu je?". Qëndrimi i ashpër i mediave në Serbi, i atribuohet faktit se mes tyre dukej se kishte një miqësi të fortë.

SI LINDI MIQËSIA...

“Njëherë ne përplasëm kokë më kokë fushë. Më vonë shkova ta kërkoja në dhomat e zhveshjes, por ai nuk ishte aty”, tha Mihajlovic. Serbi i referohej një Juventus-Inter të vitit 2005 që përfundoi me një përleshje. Më pas mes të dyve lindi miqësia, aq sa Sinisa e kishte thirrur edhe te Bolonja kur Ibra ishte liruar nga Galaxy.

Lexo më tej: Mihajlovic, flet doktoresha që e kuronte: “Për të jetuar do të ishte përballur me çfarëdo dhimbje”

Në vitin 2021 të dy kishin një duet në Sanremo në notat e 'Io vagabondo', mes buzëqeshjeve dhe emocioneve të të pranishmëve në Ariston. Me këtë rast, suedezi kishte shpenzuar fjalë dashurie për Mihajlovic. E, në dritën e kësaj, mungesa e figurës së tij (si fizikisht ashtu edhe nga distanca me mesazhe sociale) ngjalli hutim dhe hidhërim.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI