Flash

Gafa skandaloze e gazetares: akuzoi Kroos se ishte një nga më të dobëtit në Botëror, por ai në Katar nuk ishte

Lapsi.al 24 December 2022
Gafa skandaloze e gazetares: akuzoi Kroos se ishte një nga më të
Gjermania ishte padyshim një nga zhgënjimet e mëdha të Katar 2022. Skuadra e Flick në fakt u eliminua në fazën e grupeve të kompeticionit, duke arritur të fitojë vetëm një nga tre ndeshjet e para. Bëri zhurmë sidomos humbja e fortë kundër Japonisë në debutim. Shumë yje të kombëtares tashmë janë drejt perëndimit dhe për gjermanët nevojitet urgjentisht një ndryshim i shpejtë brezash. Gazetarët dhe specialistët e kanë drejtuar gishtin te veteranët Thomas Muller, Toni Rudiger dhe Ilkay Gundogan. Por ka edhe nga ata që një pjesë të fajit për eliminimin ia kanë atribuar Toni Kroos. Sa keq që mesfushori nuk ishte fare në Katar, duke qenë se u tërhoq nga kombëtarja më shumë se një vit më parë... Kjo ndodhi gjatë emisionit të njohur televiziv spanjoll El Chiringuito. Gazetares Cristina Cubero iu kërkua të përmendte se cilët mendonte se ishin lojtarët më të këqij të Botërorit të fundit në Katar. Pasi përmendi sulmuesin brazilian të Real Madrid, Vinicius Junior, gazetarja papritur përmendi edhe shokun e tij të skuadrës Toni Kroos. E papritur sepse mesfushori i dha lamtumirën kombëtares gjermane 18 muaj më parë, menjëherë pasi ekipi i tij u eliminua nga kampionati europian.

REAGIMI I KROOS

I informuar për atë që tha Cubero, Kroos i besoi Twitter reagimin e tij. Gjermani u tall me gabimin e saj, duke postuar videon e inkriminuar: "E dija që dikush do të më fajësonte", shkroi ai së bashku me një emoji duke qeshur. Gazetarja spanjolle, pasi klipi u bë viral në rrjetet sociale, shpjegoi se ishte ngatërruar, duke këmbëngulur se kishte ndërmend të emëronte ish-shokun e skuadrës së Kroos, Thomas Muller. “Hahahahahaha më fal Toni”, ka komentuar ajo, në përgjigje të postimit të gjermanit. “Admirim i thellë për ju. Mendoj se zgjedhja jote (për t'u larguar nga kombëtarja) ishte një zhgënjim. Por respekt për ty si person”. Një lapsus mund t'i ndodhë të gjithëve. Por pak më shumë përgatitje herën tjetër nuk do të bënte keq e dashur Cristina...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI