Flash

Trajneri i tripletës së Bayern Mynih, Heynckes, operohet në zemër: "Periudha më e keqe e jetës sime"

Lapsi.al 24 December 2022
Trajneri i tripletës së Bayern Mynih, Heynckes, operohet në

Rreziku tashmë kaloi. Në mesin e nëntorit, Jupp Heynckes u diagnostikua me një problem serioz në zemër që kërkonte një operacion urgjent. Ndërhyrja kirurgjikale e kryer nga mjeku Artur Lichtenberg, vendosi disa bypass për të korrigjuar një mosfunksionim të dy arterieve. Për dy javë, ish-trajneri i Bayern (fitoi tripletën në 2013) ishte në kujdes intensiv. “Periudha më e keqe e jetës sime. Nuk mund të flija, koha nuk kalonte – tha ai për Kicker -. Një martirizim, ishte një martirizim”.

Operacioni ishte veçanërisht delikat dhe i rrezikshëm: “Prandaj dua të falënderoj të gjithë mjekët, infermierët, stafin që më qëndruan pranë”. Kjo ishte arsyeja që Heynckes, kampion bote si lojtar në vitin 1974 dhe fitues i Champions League si trajner me Real Madrid (1998) dhe Bayern, ishte zhdukur nga skena muajt e fundit. Ai nuk u shfaq as gjatë Botërorit në Katar. Tani duhet të përballet me periudhën e rehabilitimit: “Për momentin mund të bëj shëtitje të lehta”.

Gruaja e tij Iris thotë se “pas fitores 2-1 të Argjentinës kundër Australisë, ai parashikoi që amerikano-jugorët do të fitonin Kupën e Botës”. Turneun e ndoqi, kështu që mund ta komentonte tani për Kicker: “Jam i lumtur për Messi - tha Heynckes -. Unë mendoj se ai ndjen dashurinë dhe admirimin e shokëve të tij më të rinj. Ai e shpërbleu skuadrën me paraqitje të shkëlqyera. Më krijoi përshtypjen e një babai që merrej me fëmijët e tij”. Gjithashtu falë grupit, të bashkuar si një familje, Argjentina fitoi Kupën e Botës. Pak a shumë si skuadrat që Heynckes ka udhëhequr në majat e Europës dhe botës, në karrierën e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI