Flash

FOTO/ Di Maria, profeti bën tatuazh Kupën e Botës: "e kisha lënë të lirë një këmbë"

Lapsi.al 24 December 2022
FOTO/ Di Maria, profeti bën tatuazh Kupën e Botës: "e kisha

Angel Di Maria e dinte që Argjentina do të bëhej kampione bote në Katar. E zbuloi gruaja e tij duke postuar mesazhet në Whatsapp, para finales kundër Francës dhe e konfirmon tatuazhisti i tij i besuar, Ezequiel Viapiano. Pikërisht atij, sulmuesi i Juventusit i kishte thënë para nisjes për në Kupën e Botës: “Kur bëra tatuazhin për Copa America e lashë këmbën tjetër bosh për këtë moment. Vamos Argentina”. Premtimi u mbajt menjëherë, në kthimin e tij nga Katari. Di Maria në këmbën e djathtë bëri tatuazh Kupën e Botës të ngritur në stadiumin Lusail: "Në lëkurë për përjetësi" ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.

Lexo më tej: Video/ Angel Di Maria shënon golin e dytë të finales: lotët e argjentinasit lagin fushën e Lusail

Një besim që ekzistonte fort te Angel di Maria. Ai e dinte se do të bëhej kampion bote dhe se do të ishte vendimtar kundër Francës. Në fakt, bashkëshortja e Fideo ka publikuar një bisedë private, që ka zhvilluar me bashkëshortin e saj para finales. Ajo zbuloi fjalët dhe besimin e sulmuesit argjentinas në Kupën e Botës. "Do të bëhem kampion bote, dashuri. Është e shkruar. E do të shënoj - shkruhet në tekstin e publikuar në rrjetet sociale -. Sepse është e shkruar, siç ndodhi në Maracana dhe në Wembley". "Gëzoje nesër ditën, sepse ne do të jemi kampionë bote - vazhdon Di Maria -. 26 lojtarët që janë këtu e meritojnë dhe familjet e tyre gjithashtu". Këto ishin ndjesitë tani ndeshjes. Tani titulli është arritur e për të mos e harruar kurë shërben ky tatuazh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI