Flash

Hetimi kundër Juventus zgjerohet: shoqëritë "mike" në shënjestër të Prokurorisë Figc

Lapsi.al 25 December 2022
Hetimi kundër Juventus zgjerohet: shoqëritë "mike"

Rrezikon të përhapet me shpejtësi hetimi mbi fitimet kapitale të Juventus.  Prokuroria Publike e FIGC-së është duke vlerësuar mundësinë e hapjes së një piste të re hetimi. Kjo do të thotë që do të përfshihen edhe ato kompani që tashmë dalin si “miq” apo “partnerë” brenda dosjeve të hetimit Prisma. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja Gazzetta dello Sport.

Kështu, të rrezikuar nuk janë vetëm Sampdoria, Empoli, Genoa, Pisa, Parma, Pescara, Pro Vercelli dhe Novara. Por edhe ato klube që, sipas aktakuzës, formojnë një lloj galaktike klubesh mike me të cilat mund të kryejnë "operacione favorizuese". Këto linja, kanë nxjerrë konsiderata në dukje larg vlerës së drejtë. Si të tilla ato "çojnë në marrëdhënie borxhi/kredi midis shoqërive të errëta që nuk korrespondojnë me përfaqësimin publik të ofruar".

Lexo më tej: Nga heqje pikësh, në Serie B: ja çfarë rrezikon Juventus nga akuzat e hetimit Prisma

Në rastin konkret, Prokuroria Publike do të vlerësojë pozicionin e Atalanta, Sassuolo dhe Udinese. Të gjitha, shoqëri me të cilat Juventus ka bërë biznes në vitet e fundit. Natyrisht që çështja nuk është e thjeshtë. Ashtu si nuk është e thjeshtë të tregohet se marrëdhëniet mes bardhezinjve dhe klubeve të tjera mund të konsiderohen përtej normalitetit të afërsisë që i përkasin çdo klubi.

TËRHEQJA NGA APELI

Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Torinos hoqi dorë nga masat ndaj Juventus, si për shoqërinë ashtu edhe për personat fizikë. Seanca ishte caktuar për datën 21 dhjetor, por erdhi tërheqja nga apeli. Gjykata e Torinos kishte refuzuar tetorin e kaluar kërkesat për masa skualifikimi për Andrea Agnelli dhe të dyshuarit e tjerë. Ata rrezikonin për shkak të hetimit për llogaritë e klubit të Juventus. Presidenti Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve të klubit dha dorëheqjen në fund të nëntorit, për të mos shpërqendruar skuadrën me hetimin ndaj tyre.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI