Flash

Futbolli në festa, me Premier League e La Liga: ja kur kthehen kampionatet e tjera të mëdha

Lapsi.al 25 December 2022
Futbolli në festa, me Premier League e La Liga: ja kur kthehen kampionatet

Është Tottenham i Antonio Conte që do të rihapë kampionatin e Premier League. Spurs do të zbresin në fushë në ndeshjen e orës 13:30 në shtëpinë e Brentford. Kampionati anglez, që nga liga më e lartë e në vazhdim, pavarësisht Botërorit të sapopërfunduar, rinis sipas traditës. Boxing Day, të nesërmen e Krishtlindjes, ndez ethet me 7 ndeshje kampionati. Përveç Brentford-Tottenham, katër ndeshje luhen në orën 16. Më pas në orët e vona të pasdites, nënkampionët e Evropës të Liverpool priten në shtëpinë e Aston Villa. Për Villians në pritje të kampionit të botës, Emiliano Martinez, mes shtyllave do të jetë Robin Olsen.

Java e 16 e Premier League mbyllet me kryesuesit e Arsenal të angazhuar në derbin londinez ndaj West Hamit. Të martën, më 27 dhjetor, do të dalin në fushë Chelsea dhe Manchester United, në epokën e re pa Cristiano Ronaldo.

Lexo më tej: Video/ Arsenal ‘shpartallon’ Nottingham Forest e kthehet në krye të Premier League: i trishtuari i vetëm Gabriel Jesus

KAMPIONATET E TJERA...

Në Francë, në Boxing Day, rinis Ligue 2, divizioni i dytë. Ndërsa rikthimi i Paris Saint Germain në fushë shtyhet për të mërkurën e 28 dhjetorit.

Të enjten më 29 dhjetor rifillon Liga spanjolle, me javën e pesëmbëdhjetë, të shpërndarë në tre ditë. Kampionati spanjoll, nga 29 deri më 31 dhjetor. Tre ndeshje dhe Barcelona në fushë, në natën e Vitit të Ri.

Të mërkurën e datës 28 dhjetor, gjithashtu rifillon edhe kampionati në Portugali. Janë në program dy ndeshje të Primeira Liga, ku janë luajtur 13 javë deri tani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI