Flash

Ronaldo Nazario da Lima e ka zgjedhur tashmë pasuesin e tij: "Më kujton mua në ditët më të mira"

Lapsi.al 25 December 2022
Ronaldo Nazario da Lima e ka zgjedhur tashmë pasuesin e tij: "Më

Shumë janë krahasuar me të, po askush nuk ka mundur kurrë t'i afrohet më pas. E megjithatë Ronaldo Nazario da Lima asnjëherë nuk ka folur për ndonjë pasues të tij. Fenomeni ka vlerësuar gjithnjë potencialin e lojtarëve me të cilët është përafruar, por pa e shprehur kurrë se ata ngjanin vërtetë me të në lojë. Kjo deri sot, sepse Ronaldo ka evidentuar lojtarin që i ngjan e nuk është brazilian. Ai është Kylian Mbappe.

Në këtë pikë, Ronaldo Nazario da Lima i është bashkuar listës së gjatë të admiruesve të famshëm të Kylian Mbappe. "Teknikisht ai është fantastik, ai është pothuajse i pandalshëm dhe ai mund të ishte shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës. E meritonte kaq shumë. Shumë sulmues në këtë Botëror kanë qenë të shpejtë, por ai është me diferencë më i shpejti. Kur e shikoj atë të luajë, më kujton veten në momentet më të mira. Ai e di saktësisht se si të shfrytëzojë hapësirat e lira, si të jetë i paparashikueshëm me dhe pa top. Madje edhe si të dalë në mënyrën më të mirë nga situatat një-kundër-një. Është mbresëlënës", - tha ish-kampioni brazilian për Apostagolos.

Lexo më tej: “Ndeshja e jetës e ne luajmë kaq keq…”. Mbappe i tërbuar në finalen e Botërorit: fjalimi që zgjoi Francën

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI