Flash

Gjestet e shëmtuara të portierit nuk i kanë pëlqyer askujt, Souness: "Martinez një klloun banal"

Lapsi.al 25 December 2022
Gjestet e shëmtuara të portierit nuk i kanë pëlqyer askujt,

Në Angli, dihet, argjentinasit nuk është se pëlqehen shumë. Është kështu që kur Pibe de Oro, Diego Armando Maradona shënoi golin e famshëm me dorë në 1986. 'Dora e Zotit' është parë gjithnjë si mashtrim nga anglezët, që tani janë vërsulur kundër Emiliano Martinez, portierit të Argjentinës. Sigurisht numri 1 i Aston Villa bëri gjithçka për ta përfshirë veten në stuhinë e sulmeve e kritikave. I fundit në radhë ka qenë Graeme Souness, ish-lojtari i Liverpool, që e quajti një klloun.

Mes kritikave të shumta që kanë rënë mbi Emiliano “Dibu” Martinez, për sjelljen e tij në Kupën e Botës, ka ardhur edhe ajo nga Graeme Souness. Legjenda e futbollit skocez nuk ka lënë gjë pa thënë për portierin argjentinas. "Pjesa më e madhe e debatit pas Kupës së Botës është përqendruar në sjelljen e tij gjatë goditjes së penalltive. Unë mund t'i pranoj ato karagjozllëqe, deri në një pikë. Por ajo që duhet të flasim më shumë është gjesti i turpshëm që ai bëri pasi tërhoqi trofeun për portierin më të mirë të turneut. A ka vërtetë njerëz që kënaqen duke parë diçka të tillë? Martinez turpëroi veten dhe vendin e tij. Ai dukej si një klloun vulgar", tha ai.

Lexo më tej: U tall me Mbappe e ofendoi francezët, Adil Rami shpërthen ndaj Martinez: “Biri i kur*ës më i madh në futboll”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI