Flash

Dwamena për Europën: Egnatia bën gati daljet, Duro pret një mesfushor

Lapsi.al 26 December 2022
Dwamena për Europën: Egnatia bën gati daljet, Duro pret një

Ish-sulmuesi i Levantes, Raphael Dwamena, mbërriti ende pa u hapur merkato e janarit. Te Egnatia ai do të zyrtarizohet menjëherë sa dritarja e transferimeve të jetë efektive. 27 vjecari u kuptua shumë shpejt se do të ishte maja e diamantit e një merkato shumë të kujdessshme, ku kualiteti do të jetë esencial. Shpëtim Duro e ka të qartë se si do të lëvizë në transferime. E me CV, me të cilën mbërrin Dwamena, përligjen kërkesat e teknikut të rrogozhinasve.

Qendërsulmuesi ka kaluar katër sezone në La Liga, edhe pse me pak hapësira. Vetëm 12 ndeshje me spanjollët. E megjithatë, te Egnatia mendojnë se ai do të zgjidhë problemin me golin. Evident e shqetësues që me largimin e Pedro Augusto. Në Rrogozhinë shpresojnë që sulmuesi të jetë diferencues para portës, duke ndihmuar ekipin të arrijë objektiva madhorë.

Për një skuadër impresionuese nuk mund të ketë shumë gjëra për tu korigjuar. Rrogozhinasit janë renditur vetëm pas shpinës së Partizanit e Tiranës pas 15 javësh kampionat. Kështu, Duro po mendon më shumë për të lehtësuar organikën, duke bërë vetëm pak goditje, nga ato që mund ta përmirësojnë skuadrën e tij. Pas zyrtarizimit të divorcit me Bam Bam, drejtuesit e klubit, në bashkëpunim me teknikun, po mendojnë për daljet. Për sa i përket kërkesave të Duros, është vetëm një mesfushor për të kompletuar repartin. Por duhet të jetë lojtar me nivel, për ti dhënë formacionit një kapërcim në kualitet. Ajo që synon tekniku është që edhe pankina të jetë me lojtarë që mund të japin kontributin e tyre. E në organikën që do të mbetet, për gjysmën tjetë të kampionatit, të gjithë duhet të jenë të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI