Flash

Urimi i Krishtlindjes në versionin Ibrahimovic, polemikat në prag: "Gëzuar për gratë tuaja"

Lapsi.al 25 December 2022
Urimi i Krishtlindjes në versionin Ibrahimovic, polemikat në prag:
"Gëzuar Krishtlindjen për ju dhe gratë tuaja". Në pritje të kthehet në fushë me Milan, Zlatan Ibrahimovic është stërvitur edhe në ditën e Krishtlindjes. Suedezi shfaqet në formë të shkëlqyer në rrjetet sociale. Abdominale të skalitura dhe muskuj të dukshëm për sulmuesin kuqezi, që mezi pret të kthehet në fushë. E megjithatë, 41 vjeçari nuk dëshiron të rrezikojë asgjë: “Unë përmirësohem çdo ditë, por duhet durim”. Rikuperimi i sulmuesit suedez po ecën pa probleme dhe Ibrahimovic mund të rikthehet në fushë mes fundit të janarit e fillimit të shkurtit. Rregulli i parë për të patur një fizik si Zlatan Ibrahimovic? Të stërvitesh edhe në ditën e Krishtlindjes. Të paktën ky është modeli që ka reklamuar suedezi në rrjetet sociale: pikërisht në 25 dhjetor, ai publikoi një foto me dorezat e boksit të veshura. Abdominalet dhe muskujt në evidencë nga njëra anë dhe urimi që ndoshta mund të shkaktojë polemika. Sigurisht, Ibrahimovic e ka bërë për tifozët e tij, në formë shakaje, për ti uruar atyre Krishtlindjen: "Gëzuar Krishtlindjen për ju dhe gratë tuaja", u tall Ibra. Sulmuesi kuqezi ka lënë të kuptohet optimizëm, në lidhje me dëmtimin që e mban larg fushave, që nga fundi i sezonit të kaluar. "Çdo ditë që kalon përmirësohem", kishte thënë ai për Sky nga Dubai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI