Flash

Video/ Arsenal e mbyll në vendin e parë vitin 2022: përmbysje e Gunners në derbin me West Ham

Lapsi.al 26 December 2022
Video/ Arsenal e mbyll në vendin e parë vitin 2022: përmbysje e

Arsenal në arrati në krye të renditjes pas Boxing Day në Premier League. Gunners mposhtën West Ham 3-1 dhe u kthyen në +7 ndaj Newcastle, që fitoi 3-0 në Leicester. Sukses me përmbysje për të besuarit e Arteta, që e panë veten në disavantazh në minutën e 27. Penalltia e Benrahma shkundi Arsenal, që u rikthye me Saka, Martinelli e Nketiah për të bërë të vetin derbin e Londrës.

Vazhdon ecuria fantastike e Arsenal në krye të tabelës së Premier League. Gunners janë tashmë +7 ndaj Newcastle, falë suksesit me përmbysje në derbin e Londrës me West Ham. Manchester City, tetë pikë larg, del në fushë të mërkurën ndaj Leeds. Ishin Hammers ata që kaluan në avantazh në minutën e 27 me anë të Benrahma me penallti. Një goditje traumatike për Arsenal, që kishte parë t'i anulohej edhe goli i Saka në fillim.

Lexo më tej: Video/ Salah udhëheq Liverpool përballë Aston Villa, fitorja e shtatë radhazi e Newcastle: ja rezultatet e Premier

Në pjesën e dytë, megjithatë, skuadra e Arteta reagoi egërsisht, duke nënshkruar tre gola në gjashtëmbëdhjetë minuta. Saka (53'), Martinelli (58') dhe Nketiah (69') vulosën një fitore shumë të rëndësishme. Një tris i jashtëzakonshëm që i pret këmbët West Ham, në humbjen e katërt radhazi dhe vetëm një pikë mbi zonën e rënies.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI